Coca-Cola Summer Fest, tradita muzikore e Tiranës

Për herë të parë, në Shqipëri, në datën 6 korrik 2017 u organizua në Sheshin Skënderbej, Coca-Cola Summer Festival, një event madhështor që mblodhi bashkë për publikun kryeqytetas disa nga këngëtarët shqiptarë më në zë të momentit.

Ledri Vula, Alban Skënderaj, Arilena Ara, Xhensila Myrtezaj, NRG Band, Eugent Bushpepa, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Kida elektrizuan sheshin Skënderbej me performancat dhe hitet e tyre.

Koncerti u kthye në traditë gjatë edicionit të dytë, ku krahas festës dhe publikut masiv, solli në shesh këngëtarët Grupi Lynx, West Side Family, Samanta Karavello, Offchestra, Dhurata Dora, Ylli Limani, Young Zerka, Arilena Ara, Eugent Bushpepa dhe guest star i jashtëzakonshëm, Eleni Foureira.

Nën një qiell të qartë dhe plot yje, artistë si Xhensila Myrtezaj, Fifi, Alar Band, Klea Huta, Nora Istrefi, Renis Gjoka, Orgesa Zaimi, Klint Collaku, Dj Sardi, si dhe ylli i mbrëmjes, Era Istrefi, ndezën skenën me muzikë dhe performanca mbresëlënëse në edicionin e tretë të Coca-Cola Summer Festival.

Mbrëmjet madhështore do të vazhdojnë

Shfletoni në vijim të gjithë informacionin për edicionet e kaluara të Coca-Cola Summer Fest, plot foto dhe video si dhe mësoni më shumë për edicionet e ardhshëm dhe si të bëheni pjesë e lojrave apo kompeticioneve të ndryshme që mund të shpallen për këto evente.

CCBS ju mirëpret në eventin e radhës.

  • South Outdoor Festival
    South Outdoor Festival në Borsh është festa më e madhe e aktiviteteve në natyrë në Ballkan, me mbi 45 evente, nga sporti dhe muzika te kultura dhe gastronomia. Ky festival unik mbledh pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, duke ofruar një përvojë të veçantë mes aventurës dhe traditës në peizazhet mahnitëse...
  • Enrique Iglesias
    Mijëra shqiptarë dhe turistë të huaj shijuan hitet më të njohura të Enrique Iglesias, yllit botëror të muzikës pop dhe latine.
  • BORIS BREJCHA
    CCBS , me Schweppes ishte pjese e performancës për herë të parë në Shqipëri e DJ-it të famshëm botëror të muzikës elektronike – Boris Brejcha qe u zhvillua prane Sheshi ITALIA me 8 Prill 2023
  • Festivali UNUM – Një Simbol i Unitetit
    UNUM Festival përfaqëson unitetin – unitetin e njeriut me natyrën, të natyrës dhe të muzikës si një forcë universale që bashkon të gjitha elementët kulturore, duke hapur sezonin veror në Shqipërinë e Veriut me një platformë krejtësisht të ndryshme nga ato ekzistuese pjese e te cilit eshte gjithmone dhe Coca-Cola.
  • Koncerti “Dekada”
    Një koncert tjetër emocionues muzikor u mbështet sërish nga Coca-Cola. Koncerti “Dekada” u mbajt më 22 qershor 2023 në Tiranë, në Air Stadium.
  • Coca-Cola Summer Festival 2019
    Coca Cola Bottling Shqipëria e ndez verën flakë me ritmet shpërthyese dhe rrit adrenalinën me Coca Cola Summer Festival 3.
  • Skena e Coca-Cola Summer Fest 2018
    Coca-Cola Summer Fest 2018
    Rreth 25 mijë vetë kanë ndjekur në sheshin Skëndërbej edicionin e dytë të “Coca-Cola Summer Fest”, tashmë një traditë verore argëtimi për të gjithë artdashësit për festë, muzikë të mirë dhe freskinë e një Coca-Cola.