CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Specialist i Planifikimit dhe Analizës Financiare
Qëllimi i punës:
Specialisti i Planifikimit dhe Analizës Financiare ka për qëllim të mbështesë Menaxherin e Planifikimit Financiar në analizën e të dhënave financiare, përgatitjen e buxheteve, parashikimeve dhe analizave të variancave. Ky rol siguron saktësi, përputhshmëri dhe respektim të afateve kohore, duke kontribuar në vendimmarrjen efektive të menaxhimit. Gjithashtu, pozicioni kontribuon në përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe shënimeve shpjeguese, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si dhe mbështet procesin e auditimit të këtyre pasqyrave nga auditues të jashtëm të pavarur.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Mbështet përgatitjen e buxheteve vjetore dhe parashikimeve periodike, bazuar në inputet nga departamentet përkatëse dhe udhëzimet e Menaxherit.
- Mbështet procesin e planifikimit mujor të të ardhurave, shpenzimeve, llogarive të bilancit dhe flukseve të parasë, në përputhje me buxhetin e aprovuar dhe inputet nga të gjitha departamentet.
- Mbështet përgatitjen e raportimit mujor të flukseve hyrëse dhe dalëse të parasë, ndjek parashikimet e cash flow dhe analizon devijimet ndërmjet parashikimit dhe realizimit, duke raportuar rezultatet te Menaxheri i Planifikimit dhe Analizës Financiare.
- Kontribuon në përgatitjen e analizave financiare për produkte të reja, projekte investimi dhe iniciativa të tjera biznesi.
- Në bashkëpunim me funksionet e kontrollit financiar dhe kontabilitetit, verifikon nëse regjistrimet kontabël janë në përputhje me legjislacionin fiskal lokal dhe standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Mbështet përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe shënimeve shpjeguese, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
- Përgatit dokumentacion dhe analiza mbështetëse për procesin e auditimit të jashtëm dhe u përgjigjet kërkesave të auditorëve.
- Ndihmon në raportimin e transaksioneve me palët e lidhura për shoqërinë mëmë dhe shoqëritë e grupit.
- Mbështet përgatitjen e informacionit financiar për raportin vjetor të Transferimit të Çmimit, në bashkëpunim me konsulentë të jashtëm.
- Kontribuon në përmirësimin dhe standardizimin e proceseve të planifikimit dhe raportimit financiar.
- Merr pjesë në testimin dhe implementimin e zhvillimeve në sistemin ERP që lidhen me raportimin financiar dhe analizat e përfitueshmërisë së produkteve.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojës dhe udhëzimeve të Menaxherit.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Duhet të ketë njohuri mbi standardet lokale dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, raportimit financiar dhe kontrollit të brendshëm.
- Diplomë universitare në Kontabilitet ose Financë.
- Minimumi 2 vite përvojë pune në Kontabilitet/Financë (preferohet eksperiencë në industrinë FMCG – Fast-Moving Consumer Goods).
- Aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe të shkruar.
- Aftësi për të respektuar afatet kohore.
- Aftësi të mira analitike dhe në modelim financiar.
- Aftësi për të treguar iniciativë dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës MS Office, veçanërisht MS Excel.
- Njohja e programit Dynamics 365 Finance & Operations përbën avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për të bashkëpunuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet, duke treguar përgjegjshmëri dhe iniciativë.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të.
Si të aplikoni:
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun Karriera CCBS ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 15/07/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k. promovon Shanset e Barabarta.