CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist i Kontrollit Financiar.
Qëllimi i punës:
Siguron që të gjitha regjistrimet kontabël (nën sektorët në përshkrimin e punës) janë në përputhje me politikat e kompanisë për mbajtjen e të dhënave kontabël. Përgatit raporte dhe analiza periodike në lidhje me variancat nga buxheti, për të siguruar se nuk ka mospërputhje që rrjedhin nga gabimet, mashtrimet apo dështime teknologjike. Merr pjesë dhe ndihmon në raportimet e nevojshme që duhet të dorëzohen nga Departamenti i Kontrolli.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Përgatit dhe dorëzon raporte mujore të detajuara të shitjeve deri në nivelin e Net Sales Revenue (të ardhurat neto nga shitja), duke përfshirë:
- regjistrim dhe përditësimin e çmimeve në sistem sipas listave zyrtare dhe kontratave;
- regjistrimin e rebate-ve, bonuseve dhe zbritjeve të ndryshme në sistem sipas kontratve apo komunikimeve te protokolluara;
- verifikimin që çdo zbritje, rebate apo korrigjim çmimi është pasqyruar saktë dhe në përputhje me kontratat, politikat e kompanisë dhe komunikimet formale;
- analizën dhe monitorimin e diferencave ndërmjet shitjeve aktuale dhe atyre të buxhetuara.
- Kontrollon dhe monitoron situatën e ambalazhit të kthyeshëm (shishe qelqi, arka plastike, euro-paleta etj), duke kryer 6 mujore dhe vjetore. Informon distributorët mbi gjendjen e ambalazhit kur është e nevojshme dhe raporton mbi diferencat ndërmjet informacionit të marrë nga distributorët, lëvizjeve të magazinës dhe të dhënave të sistemit kontabël.
- Përmbledh, administron dhe ndjek të gjitha kontratat e CCBS me klientët (klientë të drejtpërdrejtë, bare, restorante, etj.) që përfshijnë zbritje, sponsorizime apo skema të tjera komerciale. Analizon të gjithë KPI-të sipas kontratave, vlerëson dhe kalkulon skontot përkatëse për faturim, si dhe ndjek faturimin aktual dhe/ose pagesat e marra apo të kryera në përputhje me kushtet kontraktuale.
- Monitoron balancat e klientëve dhe llogaritë e pritshme/detyrimet e lidhura me ta, duke përgatitur raporte mbi aplikimet e pagesave, faturat e papaguara, AR Aging dhe DSO, si dhe identifikon klientët për mbyllje, netim ose kompensime sipas politikave të kompanisë.
- Asiston në procesin e auditimit vjetor duke përgatitur dhe analizuar informacionin financiar të nevojshëm në fund të vitit ushtrimor.
- Mbështet përmirësimin e proceseve dhe sistemeve kontabël, duke ofruar asistencë ad-hoc për çështje operacionale dhe raportimi.
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas nevojave të punës
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universiteti në Kontabilitet / Finance.
- Minimalisht 3-5 vjet përvojë pune, preferueshme e perfituar ne nje ambjent financiar ne FMCG Fast-moving consumer goods).
- Aftësi shume te mira komunikuese te shkruar dhe verbale.
- Aftesi per te permbushur afatet kohore.
- Aftësi te shkelqyera analitike dhe saktesi.
- Te kete iniciative dhe te punoje ne menyre te pavarur.
- Aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.
- Njohuri te mira ne Anglisht.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 30/09/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.