Finalja e edicionit të 4-t të V4 Winter Games – Emil Open në Republikën Çeke shënoi një tjetër moment krenarie për Special Olympics Albania.
Shqipëria u përfaqësua nga 7 atletë në 4 disiplina:
• Snowshoeing
• Snowshoeing Relay
• Cross Country Skiing
• Para Alpine Skiing
Rezultatet e ekipit shqiptar ishin mbresëlënëse:
🏅 3 medalje ari – dy në Snowshoeing dhe një në Para Alpine Skiing
🥈 1 medalje argjendi – në Snowshoeing Relay
🥉 3 medalje bronzi – në Cross Country Skiing, Snowshoeing dhe Para Alpine Skiing
Me mbështetjen e Coca-Cola, ekipi shqiptar përfaqësoi me dinjitet sportin gjithëpërfshirës dhe na bëri të gjithëve krenarë.





