Ekzekutiv Shitje për Zonën e Vlores (Sezonal)

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:  Ekzekutiv Shitje për Zonën e Vlores (Sezonal)

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
  • Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
  • Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.

Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).

  • Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
  • Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë. 

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Të ketë dëshirë të punojë në terren.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Vlore.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS)  ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/03/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.