Drive Clean, Go Green

Me përdorimin e automjeteve elektrike, ne ndihmojmë në reduktimin e CO2 në atmosferë, gaz i demshëm për shëndetin e secilit prej nesh, që kryesisht në Tiranë e më gjerë emetohet nga transporti urban.

Zëvendësimi i flotës sonë me 76 makinave 100% elektrike , do të mund të kursejë rreth 242 ton CO2 në vit, ekuivalente të asaj që mund të absorvojnë 18,087 pemë çdo vit.

Pra e qartë që ne kontribuojmë çdo vit në mirëmbajtjen e një ajri, që të ofron një pyll. Kjo e gjitha për ne dhe fëmijët tanë.

Për të inkurajuar sa më shumë përdorues mbi këtë inisiativë, por dhe për të bërë sa më shumë publike të mirat që përftohen, CCBS do të investojë në kanale komunikimi të ndryshme, me shpresën e ndërgjëgjesimit të mëtejshëm.

CCBS krahas punës së përditshme operacionale edhe pse nën presionin e një viti të vështirë për të gjithë, ka vijuar të ofrojë për tregun produkte e shërbime të reja, po ashtu ka ndjekur nisma të ndryshme në ndihmë të komunitetit dhe është prezantuar si një ndërmarrje shembull e me përgjegjësi të lartë shoqërore e mjedisore.

Mirëqënia e punonjësve, partnerëve, bashkëpuntorëve tanë e familjarëve të tyre, është prioritet për CCBS. Ne shkojmë më tej… angazhohemi për mirëqënien e të gjithë individëve të shoqërisë shqiptare.

Drive Clean, Go Green!, është motoja jonë përmes projektit tonë “Lëvizje e Gjelbër”, si një përpjekje për të reduktuar CO2 në ajër. Tashmë kjo inisiative është bërë e njohur nga të gjithë, me 56 automjetet e para elektrike për flotën e stafit të shitjes në Tiranë dhe së fundmi u investua me 20 automjete të tjera elektrike, për stafin e shitjes në qytetet Durrës e Kavajë.

Tirana ishte shembulli i parë, që sigurisht u ndoq nga disa kompani dhe do të doja të përmendja “Ujin e Ftohtë Tepelenë”, pjesë e familjes CCBS, që gjithashtu po ndërton flotën e saj me makina 100% elektrike si pjesë e përgjegjshmërisë sociale dhe angazhimit në reduktimin e CO2.

Ne po shtrihemi në Durrës dhe Kavajë, ku problematikat dhe vështirësitë ende janë shumë të shpeshta, por nuk ndalemi të jemi aty, prezent dhe aktive, për t’i ofruar qytetit ndryshimin, risinë dhe mundësi të shtuara për vizitorët turistik.

Investimi i CCBS rritet jo vetëm me 20 mjete të tjera elektrike, por dhe me 3 karikues të shpejt, në Durrës e Kavajë, në lokacione të favorshme edhe për përdorues të tjerë të makinave elektrike.

76 makina elektrike në total, reduktojnë 242 ton CO2 çdo vit në ajër, po aq sa ofron kontributi i më shumë se 18,000 pemëve për ajrin që thithim në vit. Kjo është dhurata e CCBS për qytetarët e Tiranës, Durrësit e Kavajës.

Kemi nxitur institucione, kemi nxitur kompani të tjera të mëdha, kemi lobuar për ndryshimet në ligje dhe lehtësimet që duhen për çdo përdorues të makinave elektrike, që kjo iniciativë të vijë më komode, me më pak shpenzime e vetëm me përfitime të mëdha për shëndetin tonë dhe të brezit të ri.

Ne do të vazhdojmë të jemi aleatët e komuniteteve dhe qyteteve ku ne operojmë, për të patur ajër sa më të pastër, për një të ardhme gjithmonë e në ndryshim; gjithmonë e më të shëndetshme.

Luca Busi
President

Shkarko newsletter në PDF – CCBS – Green Mobility Newsletter 2021.