Klubi i Partizanit, Coca-Cola dhe REKA Pastiçeri mbjellin 100 pemë në Parkun e Liqenit

Dy vite më parë, në pjesën jugore të Liqenit të Tiranës kishte vetëm baraka dhe plehra, çka ishte kthyer në një problem për banorët e zonës dhe ndotjen e liqenit. Sot, komuniteti rom që jetonte aty është sistemuar nga Bashkia e Tiranës në banesa komode në Shkozë dhe Lanabregas, kurse hapësira i është rikthyer parkut me më shumë pemë, duke ia shtuar mushkërinë qytetit të Tiranës.

Për mbjelljen e 100 pemëve të reja në këtë zonë ndihmuan edhe kompania “Coca-Cola”, ekipi i futbollit “Partizani” dhe REKA Pastiçeri. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me këtë ritëm, do të tejkalohet numri 122 mijë pemë i vënë si qëllim për t’u mbjellë deri në datën 22 Prill.

“Jam shumë i lumtur që edhe në këto ditë të fundit, përpara se të kapim 22 Prillin, do ta tejkalojmë numrin e 122 mijë pemëve të mbjella. Deri para një viti kjo ka qenë një tokë e zënë. Më kujtohet gjullurdia që u krijua asokohe, por toka jo vetëm u lirua, jo vetëm që sot komuniteti rom jeton më mirë, punë për të cilën morëm edhe një çmim, por e gjithë Tirana jeton më mirë. Pra, treguam se si 1% nuk mund të pengojë zhvillimin e 99% të tjerëve, ama ka një mënyrë se si edhe 1% dhe 99% mund të jetojnë më mirë, falë nismave të bashkisë”, tha Veliaj.

Ai falenderoi ekipin e futbollit të Partizanit që u bë pjesë e revolucionit të gjelbër, duke kontribuar për një mjedis më të pastër. “Kush është sportist i mirë, mbi të gjitha është edhe qytetar i mirë, ndaj ju falenderoj, së pari për qytetarinë dhe siç bëni gola në fushë, keni bërë ‘gola’ sot në fushën e qytetarisë. I falenderoj shumë çunat e ekipit që na dhanë një spektakël në këtë fushë”, tha kryebashkiaku.

Një tjetër partnere e Bashkisë së Tiranës në transformimin e kryeqytetit është edhe kompania “Coca-Cola”, e cila edhe kësaj here tregoi përgjegjësinë e saj sociale, duke dhuruar 60 pemë për Parkun e Liqenit. “Nuk besoj se ka një grup si Coca-Cola që e mban gjithmonë fjalën. Na ka ndihmuar për një kënd lojërash, por edhe për shumë nisma që kemi pasur në Bashkinë e Tiranës. Më në fund e shikoj se si e mbajtën fjalën edhe për pemët. I falenderoj shumë për 60 pemët dhe mezi pres që të vijojmë me projekte të tjera sepse besoj që një kompani e mirë jeton me ritmin e qytetit”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve u bë edhe REKA Pastiçeri, e cila dhuroi 20 pemë. “Një biznes familjar, por edhe një mënyrë për të treguar që nuk ka nevojë të jesh një korporatë shumë e madhe për të dhënë, secili jep sipas mundësive. E çmoj shumë që jo vetëm na ëmbëlsoni ditën në qytet me punën tuaj fantastike, por na ëmbëlsoni edhe duke mbjellë pemë”, shtoi Veliaj.

Presidenti i “Coca-Cola Bottling, Shqipëria”, Luca Busi u shpreh i lumtur që u bë pjesë e aksionit dhe që kompania po kontribuon për t’i dhënë jetë qëndrueshmërisë mjedisore. “Jam shumë krenar që isha pjesë e këtij projekti. Urime kryebashkiakut të Tiranës sepse është një projekt i mrekullueshëm. Ne mbështesim nismat për qëndrueshmërinë mjedisore dhe sapo nisi ky projekt i bukur vendosëm t’i bashkohemi. Ne mbështesim po ashtu, një stil aktiv të të jetuarit, kështu që i dhamë jetë kësaj “mushkërie” të bukur që është Liqeni i Tiranës dhe për më tepër shoh që është një park i mrekullueshëm”, u shpreh Busi.

Drejtori sportiv i Futboll-Klub “Partizani”, Olsi Rama shprehu kënaqësinë që edhe kjo skuadër u bë pjesë e aksionit të gjelbërimit, ndërsa vlerësoi transformimin që ka pësuar Parku i Liqenit. “E falenderoj Bashkinë e Tiranës për punën e mrekullueshme për rinovimin e parkut. Tani shoh një transformim të plotë dhe për këtë jam shumë i lumtur që edhe Partizani po jep kontributin e tij. Kur u tregova djemve për nismën, ata reaguan menjëherë në mënyrë pozitive, jo vetëm për faktin se ndonjëherë stërviten këtu, por sepse nuk janë vetëm sportistë të mirë, por edhe aktivistë të mirë. Tirana po bëhet një qytet metropol, një qytet kozmopolit, që po i rrit vlerat edhe përmes punës së madhe të bashkisë”, tha Rama.

Nga zonë problematike në një “mushkri” për Tiranën

Dy vite më parë, në pjesën jugore të Liqenit të Tiranës kishte vetëm baraka dhe plehra, çka ishte kthyer në një problem për banorët e zonës dhe ndotjen e liqenit.

Sot, komuniteti rom që jetonte aty është sistemuar nga Bashkia e Tiranës në banesa komode në Shkozë dhe Lanabregas, kurse hapësira i është rikthyer parkut me më shumë pemë, duke ia shtuar mushkërinë qytetit të Tiranës.

Për mbjelljen e 100 pemëve të reja në këtë zonë ndihmuan edhe kompania “Coca-Cola”, ekipi i futbollit “Partizani” dhe Pastiçeri “Reka”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me këtë ritëm, do të tejkalohet numri 122 mijë pemë i vënë si qëllim për t’u mbjellë deri në datën 22 Prill.

Ai falenderoi ekipin e futbollit të Partizanit që u bë pjesë e revolucionit të gjelbër, duke kontribuar për një mjedis më të pastër. “Kush është sportist i mirë, mbi të gjitha është edhe qytetar i mirë, ndaj ju falenderoj, së pari për qytetarinë dhe siç bëni gola në fushë, keni bërë ‘gola’ sot në fushën e qytetarisë. I falenderoj shumë çunat e ekipit që na dhanë një spektakël në këtë fushë”, tha kryebashkiaku.

Një tjetër partnere e Bashkisë së Tiranës në transformimin e kryeqytetit është edhe kompania “Coca-Cola”, e cila edhe kësaj here tregoi përgjegjësinë e saj sociale, duke dhuruar 60 pemë për Parkun e Liqenit. Pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve u bë edhe Pastiçeri “Reka”, e cila dhuroi 20 pemë.

Presidenti i “Coca-Cola Bottling, Shqipëria”, Luca Busi u shpreh i lumtur që u bë pjesë e aksionit dhe që kompania po kontribuon për t’i dhënë jetë qëndrueshmërisë mjedisore.

Drejtori sportiv i Futboll-Klub “Partizani”, Olsi Rama shprehu kënaqësinë që edhe kjo skuadër u bë pjesë e aksionit të gjelbërimit, ndërsa vlerësoi transformimin që ka pësuar Parku i Liqenit “Tirana po bëhet një qytet metropol, një qytet kozmopolit, që po i rrit vlerat edhe përmes punës së madhe të bashkisë”, tha Rama.