Si pjesë e angazhimit tonë për zhvillim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim ndërmjet ekipeve, në CCBS organizojmë rregullisht takime që nxisin transparencën dhe komunikimin e hapur.
Gjatë takimit me forcën tonë të shitjes, së bashku me ekipet komerciale dhe të marketingut, prezantuam rezultatet e Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe Uji i Ftohtë Tepelene, si edhe prioritetet dhe planet e marketingut për vitin 2026, të ndjekura nga një sesion i hapur pyetje-përgjigje.
Takimi shërbeu si një moment reflektimi mbi arritjet, forcimi të bashkëpunimit dhe përcaktimi i një drejtimi të përbashkët për vitin e ri.





