IT Support Specialist

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:  IT Support Specialist.

Qëllimi i punës:

Përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike për përdoruesit e kompanisë në lidhje me sistemet kompjuterike, pajisjet hardware, software dhe problemet e rrjetit.

DIMENSIONET MENAXHUESE:

 Funksionet kryesore menaxheriale ne zhvillimin e aktiviteteve, te lidhura me pozicionin, ne terma te:

a.         Operacioneve:

  • Ofron mbështetje teknike ne distance ose ne vend për përdoruesit e kompanisë në lidhje me sistemet kompjuterike, pajisjet hardware dhe software.
  • Administron dhe mirëmban pajisjet IT (kompjuterë, laptopë, printera dhe pajisje të tjera periferike).
  • Mbështet funksionimin e rrjetit dhe lidhjeve të përdoruesve (LAN, Wi-Fi, VPN).
  • Menaxhon kërkesat dhe incidentet përmes sistemit të helpdesk.
  • Mbështet administrimin e përdoruesve në sistemet e kompanisë (p.sh. Active Directory, Microsoft 365).
  • Siguron instalimin, konfigurimin dhe përditësimin e aplikacioneve dhe sistemeve.
  • Ndihmon në implementimin e projekteve dhe përmirësimeve të infrastrukturës IT.

c.         Rezultatet qe priten:

  • Zgjidhje e shpejtë dhe efikase e problemeve teknike të përdoruesve.
  • Funksionim i qëndrueshëm i pajisjeve dhe sistemeve IT.
  • Reduktim i kohës së ndërprerjes së shërbimeve IT (downtime).
  • Rritje e kënaqësisë së përdoruesve ndaj shërbimeve IT.
  • Zbatim i standardeve dhe politikave të sigurisë IT të kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje teknike të nivelit të parë dhe të dytë për probleme hardware, software dhe rrjeti.
  • Të realizojë dhe të mbikëqyrë lidhjet e internetit.
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve dhe pajisjeve periferike.
  • Instalimi dhe përditësimi i aplikacioneve software.
  • Mirëmbajtja e inventarit të pajisjeve IT të kompanisë.
  • Ndihmon në diagnostikimin e problemeve të rrjetit LAN, WAN dhe Wi-Fi.
  • Mbështet sistemet e sigurisë së pajisjeve (antivirus, përditësime, patch management).
  • Përditëson dokumentacionin e procedurave IT dhe udhëzimet teknike.
  • Merr pjesë në implementimin e projekteve IT dhe përmirësimeve të infrastrukturës.
  • Mbështet procesin e onboarding dhe offboarding të punonjësve (setup pajisjesh dhe aksesesh).
  • Menaxhon dhe përgjigjet ndaj kërkesave të përdoruesve përmes sistemit të helpdesk.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Njohuri të sistemeve operative Microsoft Windows (instalim, konfigurim dhe diagnostikim problemesh).
  • Njohuri në Microsoft 365 (Outlook, Teams, SharePoint, OneDrive, Exchange Online).
  • Përdorim dhe mbështetje për aplikacionet e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
  • Konfigurim dhe mirëmbajtje e kompjuterëve desktop dhe laptop.
  • Njohuri në Active Directory për krijimin dhe menaxhimin e përdoruesve dhe grupeve.
  • Administrim i aksesit dhe politikave të fjalëkalimeve.
  • Njohuri bazë në Microsoft Entra ID (Azure Active Directory).
  • Koncepte bazë të rrjeteve (TCP/IP, DNS, DHCP).
  • Diagnostikim i problemeve të lidhjes në LAN, Wi-Fi dhe internet.
  • Mbështetje për lidhje VPN dhe akses në distancë.
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera periferike.
  • Diagnostikimi i problemeve hardware.
  • Përdorimi i sistemeve të ticketing / helpdesk për menaxhimin e kërkesave dhe incidenteve.
  • Njohuri mbi praktikat bazë të sigurisë IT.
  • Përdorimi i sistemeve të antivirusit dhe përditësimeve të sigurisë (patch management).
  • Ndërgjegjësim për politikat e sigurisë së informacionit të kompanisë.
  • Njohuri bazë në sisteme ERP (p.sh. Microsoft Dynamics 365, SAP ose sisteme të ngjashme).
  • Mbështetje për aplikacione të biznesit të përdorura në kompani.
  • Njohuri bazë për mjete automatizimi në administrimin e sistemeve.
  • 1-2 vjet përvojë pune në teknologji informacioni.
  • Diplomë universitare në Sisteme Informacioni, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri pune te sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe teoria e rrjeteve, parimet dhe praktikat dhe zhvillimet aktuale;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/03/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.