CCBS po ofron një mundësi internship-i në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Internship-i do të përfshijë asistencë në aktivitete të ndryshme HR, me fokus kryesor në proceset e rekrutimit.:
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështetje në publikimin e pozicioneve vakante dhe menaxhimin e aplikimeve.
- Organizim i intervistave.
- Mbajtja e kontakteve me kandidatët dhe përgatitja e dokumentacionit për punonjësit e rinj.
- Aktivitetet e përgjithshme të departamentit të HR sipas nevojës.
Kërkesat:
- Studente/Student ose i sapodiplomuar në fushën e Burimeve Njerëzore, Psikologji, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Interes dhe motivim për HR.
- Njohuri të mira të MS Office.
Ofrohet:
- Eksperiencë praktike në një mjedis profesional HR.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi në rekrutimin dhe menaxhimin e punonjësve.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/03/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.