Destinacioni Drejt Qëndrueshmërisë: Rrugëtimi ynë drejt Karbon-Neutralitetit 2030

Coca-Cola Bottling Shqipëria është e angazhuar të bëhet kompania e parë karbon-neutrale në Shqipëri deri në vitin 2030.

Për të arritur këtë objektiv ambicioz, kemi zhvilluar një roadmap të qartë që përcakton investimet, përmirësimet operacionale dhe veprimet konkrete të nevojshme për të reduktuar ndikimin tonë mjedisor dhe për të arritur karbon-neutralitetin.

Kjo qasje e strukturuar udhëheq rrugëtimin tonë, duke garantuar progres të matshëm në fushat e energjisë, mobilitetit, paketimit dhe operacioneve, ndërsa ecim drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.