Coca-Cola mbështeti koncertin “Dekada”, i zhvilluar më 22 Qershor në Air Albania Stadium, duke shënuar recitalin e parë madhor të artistes Elvana Gjata. Eventi mblodhi mijëra fansa për një natë të mbushur me muzikë, energji dhe festimin e karrierës së saj 10-vjeçare.
Si pjesë e eksperiencës, Coca-Cola krijoi një Chill Zone të dedikuar, të sponsorizuar nga Coca-Cola Zero, duke u ofruar pjesëmarrësve një hapësirë freskuese për t’u çlodhur dhe për të shijuar koncertin. Aktivizimi përfshiu gjithashtu një Meet & Greet ekskluziv dhe një intervistë me Elvana Gjatën, duke u dhënë fansave të përzgjedhur mundësinë të lidhen nga afër me artisten.
Përmes pranisë së saj në këtë koncert, Coca-Cola forcoi edhe një herë lidhjen e saj me muzikën, kulturën rinore dhe eksperiencat live që ndahen së bashku.









