Coca-Cola Feston Shën Valentinin në Sheshin Skënderbej

Këtë Shën Valentin, Coca-Cola solli atmosferën e dashurisë në zemër të Tiranës me një aktivizim të veçantë në Sheshi Skënderbej. Qendra e qytetit u shndërrua në një pikë takimi plot ngjyra dhe emocione, me një photo booth të veçantë, instalacione zemrash ndriçuese, tullumbace të kuqe dhe një atmosferë festive që ftonte njerëzit të festonin së bashku.

Çifte, miq dhe familje u mblodhën pavarësisht shiut të dimrit, duke krijuar momente të ngrohta dhe plot gëzim nën dritat e instalacioneve. Skena ikonike në formë zemre dhe photo booth-i interaktiv u kthyen në pikat më të preferuara, ku vizitorët fiksuan kujtime dhe ndanë mesazhe dashurie në gjuhë të ndryshme.

Përmes muzikës, dritave dhe eksperiencave angazhuese, Coca-Cola e shndërroi sheshin në një “Qytet të Dashurisë”, duke përhapur energji pozitive dhe ndjenjën e bashkimit gjatë gjithë mbrëmjes. Ky aktivizim pasqyroi angazhimin e markës për të afruar njerëzit dhe për të festuar momentet që kanë më shumë rëndësi.