Coca-Cola Bottling Shqipëria në Future2Tech Sustainability Forum

Coca-Cola Bottling Shqipëria mori pjesë në Future2Tech Sustainability Forum, ku ndamë vizionin dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër dhe më të përgjegjshme.

Gjatë forumit, prezantuam modelin tonë të biznesit të qëndrueshëm, rezultatet kryesore nga Raporti i Qëndrueshmërisë, si edhe hapat konkretë që po ndërmarrim drejt një objektivi ambicioz: të bëhemi kompania e parë karbon-neutrale në Shqipëri deri në vitin 2030.

Të përfaqësuar nga Linda Dervishaj MA, kontribuuam gjithashtu në diskutim me perspektiva mbi praktikat ESG dhe rrugëtimin e transformimit që po ndjekim për arritjen e këtyre objektivave, duke forcuar rolin tonë si katalizator i ndryshimeve pozitive në komunitetet ku operojmë.