Cipriani Sjell Bellini në Nazar Beach

Cipriani vazhdon të sjellë elegancë dhe shije të rafinuar në disa nga ambientet më ekskluzive në jug të Shqipërisë, përmes aktivizimeve të kuruara të markës me koktejin e saj ikonik Bellini.

Këtë herë, eksperienca u zhvillua në Nazar Beach, ku eventi u organizua nga Margarita Club. Në sfondin mahnitës të bregdetit jugor, të ftuarit shijuan një atmosferë elegante, Bellini freskuese dhe një vibë verore plot sofistikim buzë detit.

Përmes këtyre bashkëpunimeve ekskluzive, Cipriani vijon të forcojë praninë e saj në destinacionet më prestigjioze të Shqipërisë, duke festuar elegancën italiane dhe artin e të pirjes me finesë.