CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Brand Manager
Brand Manager është përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe zhvillimin e markës, duke vepruar me mendësi sipërmarrëse për të maksimizuar performancën, pozicionimin në treg dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit të markës.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me klientët vendas dhe konkurrentët me mbështetjen e TCCC për të siguruar strategjinë e rritjes dhe planin për të maksimizuar biznesin e markës.
- Përgjegjës për planin e marketingut të markës dhe kalendarin duke maksimizuar cilësinë dhe përsosmërinë në ekzekutimin dhe punën.
- Harton planin e komunikimit për të mbështetur të gjitha markat.
- Zhvillon platforma relevante lokale të komunikimit.
- Kupton nevojat thelbësore të konsumatorit, së bashku me strategjitë konkurruese dhe aftësitë e sistemit për të identifikuar mundësitë dhe prioritetet kryesore të biznesit.
- Kryen Analizën e Biznesit për të dhënë një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
- Mbështet dhe propozon marka relevante në nivel lokal dhe përmirësimin e strukturës së markës që do të ndikojë në rritjen dhe rentabilitetin e qëndrueshëm.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Marketing Ekonomik ose Administrim Biznesi.
- Eksperiencë mbi 5 vjet në marketing.
- Së paku 2 vjet eksperiencë në industrinë e FMCG, preferohet në kompani të pijeve.
- Aftësi të forta në krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka një theks të fortë në tregti, promovim, shitje dhe partneritet.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe verbale,
- I orientuar ndaj punës ne grup.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze (njohja e gjuhës Italiane do të konsiderohet një avantazh).
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS)ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/11/2026
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.