CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Analist i Kontrollit të Standarteve.
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij roli është të monitorojë dhe të kontrollojë fotot e frigoriferëve që janë hedhur në sistem dhe të bëjë një vlerësim të veçantë sipas udhëzimeve me qëllimin për te arritur objektivat e kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Kontrollon fotot nga sistemi dhe analizon zbatimin e standardeve.
- Raporton mbi pajtueshmërinë me standardet kundrejt implementimit të Pikturës së Suksesit.
- Ruan me kujdes të gjitha të dhënat me të cilat punon.
- Ndërton raporte me bazë ditore, javore dhe mujore.
- Dorëzon raportet në kohë dhe sipas kërkesave.
- Mban një qëndrim që është në përputhje me kërkesat e Kodit të Sjelljes, në të gjitha situatat, në mënyrë që të projektohet një imazh sa më i mirë i CCBS-së, punonjësve dhe praktikave të kompanisë.
- Vë në dijeni eprorin përkatës për çdo situatë që nuk është në përputhje me Kodin e Sjelljes.
- Zbaton të gjitha proceset dhe procedurat e CCBS-së.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë diplomë universitare. Diploma në Informatikë Biznesi përbën avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, veçanërisht në paketën Microsoft Office.
- Të ketë njohuri të avancuara në Microsoft Excel.
- Të ketë aftësi analitike dhe raportuese.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të jetë diskret dhe profesional.
- Të jetë i mirëorganizuar dhe efikas.
- Eksperiencat e mëparshme në pozicione të ngjashme përbëjnë avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose në emailin hr@cocacola.al brenda datës 30/11/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.