Internship (HR)

CCBS po ofron një mundësi internship-i në Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Internship-i do të përfshijë asistencë në aktivitete të ndryshme HR, me fokus kryesor në proceset e rekrutimit.:

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështetje në publikimin e pozicioneve vakante dhe menaxhimin e aplikimeve.
  • Organizim i intervistave.
  • Mbajtja e kontakteve me kandidatët dhe përgatitja e dokumentacionit për punonjësit e rinj.
  • Aktivitetet e përgjithshme të departamentit të HR sipas nevojës.

Kërkesat:

  • Studente/Student ose i sapodiplomuar në fushën e Burimeve Njerëzore, Psikologji, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Interes dhe motivim për HR.
  • Njohuri të mira të MS Office.

Ofrohet:

  • Eksperiencë praktike në një mjedis profesional HR.
  • Mundësi për të zhvilluar aftësi në rekrutimin dhe menaxhimin e punonjësve.


Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS)  ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 30/03/2026.


Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.