Coca-Cola, më shqiptare nga ç’mendon!
Historia e Coca-Cola në Shqipëri mund të mos jetë më e hershmja, por është padyshim ndër më domethënëset; që kur hyri zyrtarisht në tregun shqiptar 27 vite më parë, Coca-Cola ka patur një ndikim të konsiderueshëm si në ekonominë, ashtu edhe në kulturën e vendit.
Ishte viti 1994 kur u ngrit Coca-Cola Bottling Shqipëria. Nga rënia e sistemit totalitar, që solli edhe hapjen e ekonomisë, kishin kaluar vetëm 4 vite. Megjithatë për shumë shqiptarë, Coca-Cola kishte qenë emër i ëndërruar prej kohësh, një objekt fantazie dhe kurreshtjeje për të mësuar më shumë për botën jashtë.
Punimet për ngritjen e fabrikës së Coca-Cola në Shqipëri zgjatën 83 ditë, ndërsa kompania e nisi aktivitetin me vetëm 20 punonjës.
Sot, me 342 të punësuar dhe një portofol markash ikonike: Coca-Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes, Coca- Cola në Shqipëri përfaqëson një fuqi të vërtetë ekonomike. Nëse flasim për punonjës, CCBS ka patur një impakt kompleksiv prej 2,800 punonjësish, nga të cilët punonjës direktë janë 342 ndërsa indirekt janë 2,458.
Një studim i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi- Itali, përllogariti ndikimin e kompanisë në ekonominë e vendit duke nxjerrë në pah vendet e punës dhe të ardhurat e gjeneruara falë prezencës së Coca-Cola në Shqipëri, si edhe ndikimin social dhe angazhimin konkret në të mirë të mjedisit.
Coca-Cola në Shqipëri
Nga veriu në jug, Shqipëria jonë e bukur është djep i kulturës dhe traditave të larmishme, autentike dhe të pashoqe. Vendi ku të gjitha këto ndërthuren në mënyrën më spontane, është Tirana. Kryeqyteti ynë është një manifestim i gjallë i ndikimit që Coca-Cola ka patur në të gjithë shoqërinë, ekonominë dhe kulturën shqiptare.
Në Tiranë, burimet e Coca-Cola janë shpërndarë mes tre faktorëve kryesorë të sistemit: 246 milion Lek për familjet; 1,111 milionë Lek për sipërmarrjet; me një total prej 1,357 milion Lekësh, ose e barabartë me 0.22 % e PBB-së së Tiranës. Impakti kompleksiv në punësim për Tiranën është i barabartë me 873 të punësuar.
0.19%
e PBB-së së ShqipërisëCoca-Cola në Shqipëri gjeneroi në vitin 2019 burime prej 3,267 milion Lekësh, sa 0.19% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
3267
3,267 milionë lekë, burime të gjeneruara dhe të shpërndara, të barabarta me 0.19% të PBB-së vendase342
të punësuar në personelin e CCBS21%
e gjithë forcës punëtore në sektorin e pijeve në Shqipëri2800
2,800 punonjës; impakti kompleksiv i CCBS tek punonjësit në Shqipëri410
furnitorë lokalë21313
persona që varen direkt dhe indirekt nga vendet e punës që hap zinxhiri i Coca-Cola16
vende pune për çdo të punësuar në personelin e CCBS56%
pagat më të larta se mesatarja*80%
gra në pozicionet drejtuese në CCBS*56% u referohet punonjësve të administratës, specialistëve; ndërkaq, pagat e përfaqësuesve të shitjeve arrijnë deri në 14% më të larta se mesatarja, ndërkohë ato të menaxherëve / drejtuesve deri në 40% më të larta.
Coca-Cola, më sociale nga ç’mendon!
100% elektrike
flota e makinave të CCBS në Tiranë, Durrës e Kavajë9
stacione elektrike si mbështetje për infrastrukturën e nevojshme për karikimin e makinave elektrike, me investim të CCBS242t
242 tonë CO2, të reduktuara në vit nga flota e makinave elektrike të CCBS1000+
pemë të mbjella në ambientet e CCBS dhe tek Liqeni Artificial i Tiranës10680m2
panele fotovoltaike për prodhimin e 62% të energjisë së kërkuar nga CCBS dhe reduktimin e 1230 ton CO2 të emetuar çdo vit21t
21 tonë pastrim i mbeturinave nëpër plazhe brenda një vitiNdikimi në ekonominë qarkore
Coca-Cola në Shqipëri prezantoi në korrik të këtij viti shishet me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L & 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm gjatë vitit 2021. Coca-Cola në Shqipëri prezantoi edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, për një PET transparent lehtësisht të riciklueshëm dhe të ricikluar.
Këto risi, në prodhimin me shishe rPET, janë pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”.