Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton paketime të reja, me plastike 100% të ricikluar për një ekonomi më qarkore
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), ofron prej pak javësh në tregun shqiptar, shishet e saj të para me plastikë 100% të ricikluar (rPET). Shishet e reja 100% rPET, do të përdoren për produktet Coca-Cola, por edhe për të gjitha markat e tjera në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L & 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, gjatë vitit 2021, e konfirmuar më tej angazhimin tonë për një ekonomi gjithnjë e më të qëndrueshme.
“Rruga jonë drejt paketimit të riciklueshëm 100% tashmë ka filluar dhe tani po përparon edhe në plastikën e ricikluar, e cila mundëson qarkullimin nga shishja- në shishe- në një shishe të re. Kështu, ne jemi duke kontribuar në modelin e riciklimit të shisheve plastike, duke ofruar PET të riciklueshëm dhe duke operuar me PET të ricikluar, me përfitues të drejtpërdrejtë: konsumatorët dhe ekonomia lokale “, shton Luca Busi – President i Coca-Cola Bottling Shqipëria.
Kjo risi, në prodhimin me shishe rPET, është pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”, e cila rezervon projekte ambicioze dhe të qëndrueshme gjithashtu në vitet e ardhshme në Shqipëri.
CCBS përveç përdorimit në rritje të plastikës së ricikluar në paketim, ka patur një vëmendje të shtuar ndaj çështjeve mjedisore që prej vitit 2010 dhe përmendim këtu iniciativat si:
- Sistemi i Pastrimit të Ujit – përmes ndërtimit të sistemit më të madh të impianteve në Shqipëri, pastrimit të ujit të shkarkuar dhe përdorimit të tij në natyrë për vaditje pemësh, etj., – një investim prej 1 milion Euro.
- Mbjellja e pemëve në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës ose investimi në zona të tjera rekreative.
- Kontribuon në pastrimin e zonave bregdetare në Shqipëri, duke angazhuar institucione shtetërore dhe organizata të tjera mjedisore.
- Ka prezantuar konceptimin e reduktimit të CO2 përmes makinave 100% elektrike, duke u zgjeruar në Tiranë, Durrës e Kavajë, për një total prej 76 automjetesh elektrike që është e barabartë me reduktimin vjetor të 242 ton CO2 ose kontributin vjetor që ofrojnë mbi 18,000 pemë.
- Nxit dhe mbështet institucionet në ndërtimin e një infrastrukture të duhur për stacionet elektrike duke investuar në 9 stacione elektrike në Tiranë, Durrës dhe Kavajë, e duke synuar rritjen e përdoruesve të automjeteve elektrike, si një kontribut i shtuar në reduktimin e CO2 nga emetimet e gazrave urban.
- Për më tepër, së shpejti do të prezantojë investimin gjigant të paneleve fotovoltaike, për uljen e me tejshme të CO2 në atmosferë.
Në vijim të praktikave të mira dhe në mbështetje të procesit të riciklimit, Coca-Cola në Shqipëri prezanton edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, e cila largohet nga paketimi i saj historik jeshil, në PET transparent të riciklueshëm dhe të ricikluar, një shishe më e “Qartë”.
Paketimet e produkteve në PET transparent, ofrojnë riciklim më të lehtë për t’u kthyer sërish në shishe. Kjo lëvizje është një tjetër investim, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Bota pa Mbetje”.
Ndërkohë që mbrojmë mjedisin, ne prodhojmë produkte duke marrë parasysh të gjitha nevojat bazë të konsumatorëve tanë, e ndër të tjera: produkte me zero sheqer, ose pije jo të gazuara, ujëra me vitamina dhe aromë të ndryshme.
Për fat të mirë, rritja e mirëqenies vjen së bashku me një sërë zgjidhjesh teknologjike që lehtësojnë procesin e prodhimit të produkteve cilësore, pavarësisht investimit të lartë por në mbrojtjen e mjedisit tonë dhe rrjedhimisht shëndetit, turizmit, ekonomisë dhe jetës së të gjithë qytetarëve shqiptarë.