Share A Coke @ Mahmut Orhan Live in Tirana – A Night to Remember!

Mbi 6,000 pjesëmarrës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për një natë elektrizuese me DJ-në ndërkombëtar Mahmut Orhan — dhe Coca-Cola ishte në zemër të gjithçkaje. Nga ora 18:00 deri në mesnatë, prania jonë energjike e shndërroi sheshin në një festë dinamike me muzikë & energji .

Këndi Coca-Cola ishte një nga atraksionet kryesore, duke tërhequr qindra  njerëz me eksperienca interaktive, pikëkontakti me markën dhe instalime kreative. Me hyrje LED, harkime të markuara, video loops dhe ekspozime tërheqëse, sollëm frymën e “Share a Coke” në jetë. Dhuratat e personalizuara si bluza të printuara, çanta tote, byzylykë dhe stikera për celular krijuan lidhje personale me fansat.

Kornizat për foto dhe elementët e qëndrueshmërisë – si sinjalistika për riciklim – treguan angazhimin tonë ndaj ndikimit pozitiv dhe përgjegjësisë mjedisore.