Kompania Coca-Cola Bottling Shqipëria Feston 20-Vjetorin
Sot, “Coca-Cola Bottling Shqiperia Sh.p.k.” (CCBS) festoi 20-vjetorin e punës së saj në Shqipëri. Të pranishëm në një konferencë për shtyp ishin përfaqësuesit e aksionerëve të kompanisë, përfshirë Ahmet Bozer, Zëvendës-President Ekzekutiv dhe President i Coca-Cola International; Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që përfaqëson Qeverinë e Shqipërisë në kompaninë joint venture; Z. Luca Busi, President i CCBS, dhe Znj. Cristina Busi Ferruzzi, Drejtoreshë Menaxhuese e CCBS.
Më 19 maj 1994, kur CCBS hapi dyert dhe u prodhua shishja e parë Coca-Cola, ajo përfaqësonte investimin e parë të huaj në Shqipëri pas afro 50 vitesh izolim. Sot, kompania ka mbi 300 punonjës të drejtpërdrejtë dhe mbi 1,500 jo të drejtpërdrejtë, si dhe një rrjet të shkëlqyer agjentësh shitjesh. Kompania ka ngritur një biznes të klasit botëror që ka përjetuar zgjerim dhe rritje të qëndrueshme dhe ka plane ambicioze për të ardhmen e saj.
Në vitin 2013, performanca e kompanisë kapërceu të gjitha parametrat e vitit të mëparshëm, duke siguruar 22 milionë euro në turnover, një rritje prej 3.9% në volum, si dhe një rritje prej 42% në të ardhura neto. Kur Coca-Cola arriti në Shqipëri në vitin 1994, ajo kishte një fabrikë 12 milionë dollarëshe, të ndërtuar në 83 ditë, dhe 20 punonjës. Në këtë 20-vjetor, investimet në total kanë kapërcyer 50 milionë dollarë. Duke u përqendruar pa pushim tek novacioni dhe tek ekzekutimi i përsosur i planeve komerciale, kompania shkëlqen edhe në prezantimin e produkteve të reja. Një prej projekteve më të fundit, “Projekti 100%” synon të sigurojë mbulimin 100% të tregut shqiptar.
Muhtar Kent, sot CEO i The Coca Cola Company, i cili përfaqësoi gjigandin ndërkombëtar në ceremoninë e përurimit në vitin 1994, ndau mesazhin e mëposhtëm me rastin e 20-vjetorit të CCBS, “Nëpërmjet përkushtimit ndaj Coca-Cola Bottling Shqiperia (CCBS), The Coca-Cola Company ka shprehur besimin e saj në tregun shqiptar, duke demonstruar një trajektore mbresëlënëse rritjeje në 20 vitet e fundit. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj rritjeje prej ditëve të para dhe jam i privilegjuar të them se kam ndihmuar në fillimin e këtij biznesi. Forca e një kompanie është e barabartë me forcën e njerëzve të saj dhe unë besoj që ekipi i përkushtuar i profesionistëve në Coca-Cola Bottling Shqiperia është çelësi i suksesit të Coca-Cola në vend.”
Z. Bozer foli në konferencën e shtypit dhe theksoi per audiencën se CCBS është nje histori suksesi per Coca-Cola në Shqipëri, dhe grupit ACIES në itali. Sipas Mr. Bozer. “Jam jashtëzakonish i privilegjuar sepse muaji Maj ka dy ditëlindje: njëra është ditëlindja e Coca-Cola, 128 vjet më pare dhe tjetra është CCBS… Shpresojmë të ecim së bashku krah për krah drejt së ardhmes.” Bozer shtoi më tej se “CCBS ishte një investim që pruri shumë gjëra, por më lejoni të listoj tre më të rëndësishmet: një markë e rëndësishme botërore dhe besimin që e shoqëron ardhjen e saj në vend, vende pune dhe një kompani e klasit botëror në një ekonomi në rritje dhe me potencial të lartë.” Zëvendës Presidenti Ekzekutiv gjithashtu, “…pjesë e suksesit të CCBS i dedikohet mbështetjes dhe besimit të çdo Qeverie Shqiptare dhe konsumatorit shqiptar. Pa këto të dyja, çdo markë botërore do e kishte të vështirë arritjen e suksesit.”
Duke iu folur gazetarëve për përvjetorin dhe për të ardhmen, Presidenti i CCBS Luca Busi e konsideroi 20-vjetorin “jo si një pikë mbërritjeje, por si një pikë fillimi drejt fazës së ardhshme.” Sipas Z. Busi, “CCBS ka një projekt ambicioz për pesë vitet e ardhshme – dyfishimin e volumit dhe të turnover.” Z. Busi tha se kompania do ta bëjë këtë me mentalitetin fitues që ka karakterizuar historinë e saj në Shqipëri, duke drejtuar rritjen e CCBS së bashku me rritjen e Shqipërisë. Presidenti Busi e mbylli fjalën e tij,“Ne mbushim 20 vjeç dhe në këtë moshë je më i pjekur, gati për në universitet. Kemi një udhëtim të madh përpara dhe ndoshta duhet të piqemi edhe më shumë. Por 20 vjeç është një moshë e shkëlqyer”.
Drejtoresha Menaxhuese e CCBS, Znj. Cristina Busi Ferruzzi, e cila ka drejtuar kompaninë në vitet e para, ndau me audiencën, “Shqipëria më bëri të kuptoj se sa me fat jemi që kemi lindur në një vend pa diktaturë, bujarinë e madhe të Shqiptarëve në mirëseardhjen e Kosovarëve në 1999, dhe të gjitha vlerat që shqiptarët kanë por që Europa duket se i ka humbur.” Sipas Znj. Busi Ferruzzi, “Shumë pyesin se përse jemi akoma në Shqipëri… kenaqësia për të besuar dhe për të investuar besimin tonë në këtë vend është i pamasë.” Znj. Busi ndihet krenare per kompaninë dhe kontributet e saj në vend, “Jemi krenarë që kemi kontribuar për përparimin e vendit duke qenë të parët që investuam dhe i dhamë jetë zonës industriale të Tiranës.”
Pak përpara konferencës për shtyp, Bozer dhe Busi përuruan Projektin e Gjelbër me vlerë 40,000 Euro, i cili parashikon mbjelljen e 75 rrënjëve ullinj (përfunduar më 19 maj) dhe 140 pemë shegë deri në fund të vitit 2015. Sistemi vaditës për pemët do furnizohet nga sistemi i trajtimit të ujrave të mbetura, çka përfaqëson një tjetër arritje teknologjike të kompanisë.