Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Pergjegjes Mirembajtjeje
Qëllimi i punës:
Përgjegjës për programimin, koordinimin dhe kryerjen e aktiviteteve të mirëmbajtjes parandaluese dhe të menjëhershme, me qëllim përmirësimin e funksionimit të linjave të prodhimit dhe impianteve ndihmëse. Mbikëqyr stafin e tij gjatë punës për të siguruar respektimin e rregullave teknike të sigurisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Programon, në bashkëpunim me Zyrën Teknike dhe atë të Prodhimit, ndërhyrjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të mirëmbajtjes të kryera nga grupet e brendshme dhe të jashtme, duke përcaktuar prioritetet e ndërhyrjes.
- Menaxhon dhe koordinon nënkontraktorët mekanikë dhe elektrikë.
Kontrollon efikasitetin e linjave të prodhimit, analizon defektet dhe ndalesat e makinerive dhe përditëson programin e mirëmbajtjes.
- Propozon blerjen e pjesëve të këmbimit, si dhe mbikëqyr menaxhimin e inventarit përkatës.
Zbaton procedura që synojnë përmirësimin e vazhdueshëm, sigurinë maksimale dhe optimizimin e burimeve (kohë dhe njerëz).
- Siguron funksionimin e duhur të punës në grup duke inkurajuar pjesëmarrjen e punonjësve për të arritur objektivat e përcaktuara.
- Kontrollon dhe miraton raportet e ndërhyrjeve të kryera nga stafi si dhe përpunon raportet periodike të monitorimit të mirëmbajtjes.
- Organizojnë kontrolle parandaluese të rregullta për të mbrojtur makineritë dhe për t’i ruajtur ato nga çdo lloj dëmtimi.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike /elektronike, Mekanike/Mekatronike.
- Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit ose me shume vite pune.
- Njohuri të fortë dhe të kuptuarit e sigurisë procesit, sigurinë elektrike dhe GMP.
- Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese.
- Njohja e mirëmbajtjes, të kuptojnë skemat, vizatime Auto CAD dhe objekteve të blerjes.
- Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
- Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike.
- Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të mirëmbajtjes.
- Aftesi shume te mira komunikimi.
- Aftesi te larta operacionale.
- Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.
Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne linkun (Karriera CCBS) brenda dates 30/06/2025.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.