“KËSHTU KONTRIBUOJMË NË KRIJIMIN E NJË TË ARDHMEJE MË TË MIRË”
Presidenti Luca Busi: “Ne do të ruajmë me krenari “Çelësin e Tiranës”, duke
synuar të hapim dyer të reja për një të ardhme gjithnjë e më të qëndrueshme”
TIRANË – Integrimi i çështjeve ekologjike dhe të qëndrueshme në proceset e biznesit; aktiviteti social me efekte pozitive të theksuara në vend; përfshirja e plotë e stafit në të gjitha aspektet e menaxhimit të mjedisit; risi për të gjeneruar të ardhura dhe për të mbështetur ekonominë dhe punësimin në vend; prirja për të ndarë një model zhvillimi të virtytshëm me organizata të tjera: për këto arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dha çmimin e rëndësishëm “Çelësi i Tiranës” presidentit të Coca-Cola Bottling Shqipëria Luca Busi.
“Çelësi i Tiranës” është simboli më i lartë që Tirana u dhuron atyre që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e Vendit. Një çmim që dëshmon për praninë 28 vjeçare të CCBS në Shqipëri, e cila në gjithë këto vite ka marrë pjesë aktive në krijimin e ndryshimeve pozitive, duke frymëzuar komunitetin shqiptar dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja.
Plot gjallëri dhe krijues, kryeqyteti shqiptar vitet e fundit është hapur me botën, duke u përballur dhe kapërcyer periudhën e tranzicionit në mënyrë të paparashikueshme: “Shqipëria është shtëpia jonë – nënvizoi Presidenti Busi – dhe me dorëzimin zyrtar të “Çelësit të Tiranës”– një simbol i një vendi të përbashkët ku ndahen plane veprimi dhe objektivat – do të përpiqemi të hapim shumë dyer drejt të ardhmes. Një e ardhme e përbërë nga investime, zhvillim i qëndrueshëm dhe projekte të bashkëpunimit publik/privat”.
Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Presidentin Busi për angazhimin e tij personal dhe për atë që ka bërë CCBS në vitet e fundit, si investitori i parë i madh global në fillim të viteve ‘90 – nga një moment vërtet kritik për një vend që kishte filluar të rifitonte lirinë e tij – duke u bërë pionier të gjelbërimit dhe duke lançuar një plan të rëndësishëm zhvillimi.
“Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë por edhe gjithë komunitetin shqiptar, të cilët na kanë ofruar një mikpritje të madhe, duke përshpejtuar të gjitha proceset integruese të kompanisë sonë. Ne ishim pionierë në ndërtimin e një modeli biznesi nga i cili ka përfituar i gjithë vendi dhe do të vazhdojmë me shumë përkushtim dhe pasion, të investojmë mbi të gjitha në kapitalin njerëzor”.
“Me këtë rast do të doja të nënvizoja shkurtimisht tre gjëra: së pari, misioni global i Coca-Cola-s është kryesisht të transferojë lumturinë dhe shpresën tek komunitetet, përmes produkteve unike, por edhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm në frontin e përgjegjësisë sociale. Kjo është ajo që ne kemi bërë prej disa kohësh edhe në Shqipëri: të gjurmojmë një rrugë që të çon drejt qëndrueshmërisë dhe që është e aksesueshme për të gjithë. Së dyti, jemi dëshmitarë të një dinamizmi të diktuar nga të rinjtë dhe entuziazmi i tyre, dhe jemi vërtet krenarë që mund të kontribuojmë në shndërrimin e Tiranës në “Kryeqytetin e Rinisë”, me programe kushtuar brezave të rinj. Së fundi, dua të nënvizoj frymën e jashtëzakonshme shqiptare: jam i sigurt se në vitet e ardhshme ky qytet do të bëhet gjithnjë e më shumë një vend i mirëseardhjes dhe shkëmbimit kulturor edhe për të rinjtë italianë. Në cilësinë e “ambasador-it”, do të marr përsipër – siç kam bërë deri tani – të promovoj “praktikat më të mira” përmes nismave sociale, punësimit, investimeve, eventeve socio-kulturore. Në frontin mjedisor, përpjekjet tona do të vazhdojnë për të reduktuar emetimin në mjedis dhe për të rritur performancën: me zgjerimin e “Projektit të Lëvizshmërisë së Gjelbër” (100% automjete elektrike për ekipet e shitjes) – konkuldoi Luca Busi – rritjen e konvertimit të shisheve rPET, dhe funksionimin e “Paneleve Fotovoltaike me energji të rinovueshme”, të cilat bëjnë të mundur mbulimin e të gjithë impiantit – 10,680 m2– me panele fotovoltaike. Një program ambicioz që do të na shohë në frontin e parë, të cilin do të vazhdojmë ta pasurojmë me nisma dhe projekte të reja dhe që do të kulmojë me synimin e rëndësishëm për t’u bërë kompania e parë me emetim zero në Shqipëri”.
“Ne jemi krenarë që jemi pjesë e familjes së madhe shqiptare dhe do të ruajmë “Çelësin e Tiranës”, me vetëdijen për rolin strategjik që CCBS do të vazhdojë të ketë edhe në vitet e ardhshme”.