Në prag të sezonit veror, 1000 të rinj vullnetarë pastrojnë Kepin e Rodonit
Rreth 1000 vullnetarë janë mbledhur së bashku në një aksionet më masive të pastrimit, këto ditë pranvere, të zhvilluar përgjatë vijës bregdetare të Kepit të Rodonit.
Me iniciativën e Presidentit të Coca-Cola Bottling Shqipëria, z. Luca Busi, në bashkëpunim me organizatën jofitim prurëse Eco-Mendje. Ky aksion pati vëmendjen e veçantë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Prefekturës së qytetit të Durrësit dhe shumë institucione të tjera.
Të gjithë punonjësit e kompanisë Coca-Cola në Shqipëri dhe kompanisë Uji Tepelena, kanë ndërprerë prodhimin dhe punën e përditshme për t’iu bashkuar aksionit të ideuar nga të rinj dhe vullnetarët e Eco-Mendje, të cilët kishin mbërritur nga qyteti i Shkodrës, për të pastruar kështu një prej perlave të bregdetit Shqiptar, e cila është dhe një prej zonave të mbrojtura më të ndotura në vend.
“Ne dëshironim që të dy organizatat tona, CCBS dhe Uji Tepelena, të ishin në pararojë të aksionit të pastrimit të këtij projekti special për pastrimin e plazheve tona dhe Shqipërisë sonë të mrekullueshme. Ne si kompani jemi ekstremisht të ndjeshëm ndaj ambientit dhe mbi impaktin që mund të kenë produktet tona në të. Ka qënë një angazhim i imi personal dhe i kisha dhënë fjalën edhe Eco-Mendjes dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, se kompanitë tona do të ishin në radhën e parë të pastrimit të plazheve dhe kjo është dita e zgjedhur”, shpjegon Luca Busi.
“Së bashku me Eco-Mendjen kemi arritur të mbledhim vullnetarë nga Shkodra, Tepelena, Tirana, Durrësi, institucionet e mjedisit e të gjithë kësaj zone dhe po ashtu mbështetur nga Coca-Cola kemi grumbulluar 1000 vullnetar të cilët në një ditë do të pastrojnë plotësisht Kepin e Rodonit, për ta bërë atë perfekt për të pritur turistët e huaj, që bukurisë së natyrës, bukurisë së trashëgimnisë kulturore, kështjellës, kishës dhe gjithë vendeve të atraksioneve që ka kjo zonë ti bashkohet dhe pastërtia”, deklaroi Klosi.
Në fund të tij, mbi 1,500 thasë me mbetje marine, plastike dhe mbeturinave të llojeve të tjera, janë grumbulluar për të lënë pas imazhet e vjetra të ndotura të pak orëve më parë.