Projekti i Gjelbër tek Coca-Cola Bottling Shqipëria
Coca-Cola Bottling Shqipëria gjatë këtyre 20 viteve investoi në Shqipëri rreth 50 mil $, në treg dhe në punësim. Strategjia e CCBS-së është në përputhje me vizionin e 2020 të The Coca-Cola Company.
Objektivi: Të rriten investimet duke mbrojtur mjedisin tonë!
Projekti i gjelbër është një vazhdimësi e disa projekteve të orientuara drejt mjedisit që CCBS ka vënë në zbatim.
Sistemi i ndërtuar në 2010-2011 ishte parashikuar për trajtimin e 700 m3 ujë. CCBS është kompania e parë dhe e vetme në Shqipëri për ndërtimin e një sistemi të tillë, në respekt të ligjit shqiptar dhe parametrat e BE-së në lidhje me mjedisin.
Projektimi dhe implementimi i Impiantit të ri të Trajtimit të Ujërave të Ndotura ka përfunduar me zhvillimin e rrugëve dhe zonave të reja të brendshme.
Zgjerimi i magazinës ndryshoi më tej pamjen e fabrikës, duke krijuar tre zona të gjelbërta për t’u mbjellë me pemë frutore si: ullinj dhe shegë në funksion të zhvillimit të ardhshëm.
Ndërkohë që frutat nga pemët e mbjella rriten, vihet në përdorim uji i trajtuar, ku rreth 10 m3 do të ripërdoret për të mundësuar sistemin e ujitjes për pemët frutore dhe shërbimet higjienike.
Coca-Cola Bottling Shqipëria, investon për një të ardhme më të mirë!