Coca-Cola Smart Coolers
Për Coca-Cola Bottling Shqipëria, është e rëndësishme që klientët tanë të konsumojnë produktet në temperaturën e duhur. Me Smart Coolers, Coca-Cola Bottling Shqipëria ka mundësi të kontrollojë cilësinë e produktit si edhe të monitorojë shitjet në kohë reale në pikat e shitjes. Smart Cooler është një zgjidhje krejtësisht inovative që ofron mundësinë e monitorimit në distancë të aseteve në terren dhe siguron që produktet tona të shijohen në kushte optimale dhe në temperaturën e duhur.