Këndi i lojërave Cappy
Coca-Cola Bottling Shqipëria, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, për të katërtin vit rradhazi ka organizuar aktivitete të ndryshme në “Këndin e lojrave Cappy”, pranë “Maternitetit të Ri” gjatë gjithë stinës së verës.
Në kuadër të angazhimit së kompanisë Coca-Cola Bottling Shqipëria, për të qenë një lojtar i rëndësishëm lokal, i cili ndikon pozitivisht në komunitetet në të cilat ne veprojmë si një sistem, në prill 2016, CCBS vendosi të mbështesë Bashkinë e Tiranës në rinovimin e një vendi të braktisur për ta shndërruar atë në një kënd lojërash për adoleshentët dhe të rinjtë, me qellim nxitjen e mëtejshme të kulturës së përfshirjes dhe qytetarisë aktive.
“Ne jemi krenarë të kontribuojmë në zhvillimin e kësaj zone publike si edhe të jemi pjesë e një projekti që nxjerr në pah se si hapësira e komunitetit mund të shndërrohet në një vend miqësor, ku njerëzit jetojnë dhe takohen çdo ditë”, deklaroi z. Luca Busi, President i CCBS. “Kjo nismë nuk do te kishte qenë e mundur pa vizionin dhe bashkëpunimin e frytshëm të administrates lokale”, vazhdoi Busi. “Ne tani presim të bashkëpunojmë në nisma të tjera që mund të përmirësojnë edhe më tej zonën, duke mbështetur fqinjësinë lokale me aktivitetet e komunitetit.”
Një hapësirë prej 1215 metra katrore, e cila përfshin 221 metra katrore të fushës së basketbollit dhe 994 metra katrorë për këndin e lojërave dedikuar për adoleshentët dhe të rinjtë, ku përfshihen edhe tavolina pikniku, stola si edhe kosha mbeturinash të gjitha të ndërtuara me materiale të ricikluara.
Çdo të premte pasdite, gjatë muajve të verës zhvillohen lojëra dhe aktivitete të ndryshme si Balloon Dart, Zumba, Taekwondo, Art Painting, Basketball etj.
E bukura e këndit të lojërave qëndron në faktin se frekuentimi dhe pjesëmarrja është e lirë gjatë gjithë vitit.