CCBS vazhdon rrugën e saj të qëndrueshmërisë duke investuar në materiale 100% të ricikluara për paketimet dytësore
Prej 30 vitesh, Coca-Cola Bottling Shqipëria është partneri i autorizuar për prodhimin, paketimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri.
Kompania ka një qasje ambicioze ndaj qëndrueshmërisë duke ndjekur veprime konkrete dhe investime afatgjata me synimin për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030.
“Ndër iniciativat e ndërmarra – nënvizon Presidenti i CCBS Luca Busi – evolucioni i paketimeve është thelbësor për produktet tona. Ndaj konvertimi i paketimit dytësor (që përfshin paketimin e përdorur për paletat) me plastikë 100% të ricikluar është investimi i rradhës. Aktualisht, të gjitha formatet plastike dhe alumini të përdorura për produktet tona janë të riciklueshme. Për më tepër, ne përdorim PET 100% të ricikluar, rPET, në disa nga shishet e produkteve tona. Tani fokusi ynë do të shtrihet edhe në paketimin e jashtëm, i cili nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me produktin, por është i rëndësishëm për transportin dhe ruajtjen e produktit në pikat e shitjes.’’
‘’Ne kemi prezantuar Roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030 – shprehet Presidenti Luca Busi. Do të angazhojmë të gjitha burimet tona për të realizuar këtë qëllim në kohë, duke zbatuar veprime konkrete me vlerë të shtuar.”