Green Mobility nga Coca-Cola Bottling Shqipëria
“Roli ynë për një Shqipëri më të gjelbër”

 

Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton flotën e saj 56 makina – 100% elektrike, të cilat do të sjellin reduktimin e 178 ton CO2 të emetuar çdo vit, sasi kjo e barabartë me përthithjen që kryejnë 13,327 pemë në vit.

“Green Mobility” është një nismë e financuar tërësisht nga Coca-Cola Bottling Shqipëria, e cila synon përmirësimin e cilësisë së ajrit. Me pikënisje Tiranën, flota elektrike do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, duke shërbyer kështu si një frymëzim për individët, komunitetet e ndryshme, bizneset dhe institucionet publike për t’iu bashkuar udhëtimit drejt një mënyre jetese më të gjelbër.

Ndërmarrja e kësaj nisme përfaqëson një përmirësim thelbësor në veprimtaritë e përditshme të CCBS, e ardhur natyrshëm pas një seri aktivitetesh të aplikuara ndër vite brenda kontekstit të një qasjeje për një jetesë më të gjelbër.

Disa nga këto aktivitete janë:

  • mbjellja e 1000 pemëve në mjediset e CCBS dhe 30 të tjera tek Liqeni i Tiranës.
  • 21 ton mbetje të pastruara brenda 1 viti.
  • Lehtësimi i aktivitetit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit duke i dhuruar një makinë elektrike.
  • Riciklimi i 50% të plastikës nëpërmjet metodologjisë rPET.
  • Investim i vazhdueshëm në përdorimin e Shisheve të Kthyeshme.

Duke ndjekur suksesin 6 vjeçar të “Green Mobility” në Itali, Coca – Cola mbështet dhe inkurajon Shqipërinë në aktivitetin e saj të gjelbër.

“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë përherë një vlerë themelore e Kompanisë Coca – Cola.” – u shpreh Alex Zigliara, Menaxheri i Përgjithshëm i Kompanisë Coca – Cola për Italinë dhe Shqipërinë.

“Mbrojtja mjedisore është një nevojë parësore për territoret dhe banorët e tyre. Kjo nevojë është adresuar në angazhimin tonë global “Një Botë pa Mbetje” dhe i është rezervuar përherë vëmendja qendrore e sistemit tonë. Programi “Green Mobility” përfaqëson një krenari dhe konfirmim të vëmendjes sonë të shtuar ndaj Shqipërisë.”

Me dedikimin personal të Presidentit Luca Busi, CCBS është e angazhuar në frontin e zhvillimit të qëndrueshëm duke u shndërruar në pak vite në një model të skenës kombëtare.

Investimi “Green Mobility” është një kontribut dhe shembull real që rrit ndërgjegjësimin për rolin që të gjithë ne kemi ndaj mjedisit.

“Kjo nuk është një ëndërr, por puna jonë e përditshme. Gjithashtu ky është fillimi i qëllimit tonë madhor për trefishimin e flotës elektrike në të gjithë Shqipërinë dhe po aq reduktimin e CO2. Duke ofruar kështu të mira të përvitshme për pyjet e Shqipërisë sonë të dashur” deklaroi Z. Luca Busi, President i Coca- Cola Bottling Shqipëria.

Presidenti i CCBS Z. Luca Busi nënvizoi nevojën e një infrastrukture kombëtare, me pika karikimi dhe mbështetje të masave rregullatore të nevojshme për përdoruesit e makinave elektrike, ndikimet mjedisore dhe në tërësi për mirëqënien e shqiptarëve.

Vlen për t’u theksuar se CCBS është e para kompani e cila po vendos në përdorim një flotë të tërë makinash elektrike në Rajonin e Tiranës, duke bërë kështu hapin e parë drejt projektit më të madh të mbulimit me makina elektrike të të gjithë flotës në Shqipëri.