Kupa Cappy, tashmë një traditë e përvitshme!

Tradita e bukur e Kupës Cappy vazhdon për të gjashtin vit radhazi në rang kombëtar ndërmjet shkollave 9-vjeçare, ku janë pjesëmarrës plot 1700 fëmijë nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës.

Ky kampionat futbolli midis shkollave ka filluar në vitin 2014 dhe pritet që të vazhdojë traditën më tej me qëllim promovimin e sportit tek fëmijët.

Këtë herë kampionati po zhvillohet gjatë muajve Tetor dhe Nëntor, me një ndeshje finale që pritet të mbahet në një stadium të madh të njërit prej qyteteve pjesëmarrëse. Nuk do të mungojnë si çdo vit surprizat dhe si edhe çmimet për skuadrat fituese.