Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

 

Pirunist / Karelist

Qëllimi i punës:

Operon ne perputhje te plote me rregullat e sigurimit teknik dhe nderhyn ne proces ne menyre qe te siguroj obiektivat e caktuara per procesin ku operon duke garantuar cilesine e produktit dhe reduktimin e skarcitetit

Përgjegjësitë kryesore:

  • Leviz produktet nga zona e magazinimit / ruajtjes në makina ose rimorkiot e distributoreve sipas urdherit te magazinierit
  • Magazinon produktet në hapesiren e duhur.
  • Në baza ditore, inspekton dhe kryen mirëmbajtje te vogla në karele.
  • Operon ne karel ne perputhje te plote me rregullat e sigurimit teknik në mënyrë të sigurt dhe efikase
  • Mban ambjentin e punes pastër dhe të rregullt.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkolles se Mesme ose Shkolle Profesionale.
  • Leje drejtimi B
  • Min përvojë 2 vjeçare në një pozicion të ngjashëm.
  • Te demostroj aftesite e tij gjate permbushjes se programit te punes

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al .

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.





    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.