
Historiku
Që prej vitit 1994, Coca-Cola Bottling Shqipëria ështe e vetmja kompani e autorizuar përgjegjëse për prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e të gjitha pijeve të markës The
Coca-Cola Company në Shqipëri, Monster Energy, Tomarchio dhe Cipriani. Një biznes familjar me Km 0 që ka si objektiv të jetë kompania e parë karbon neutral në ambjent deri në vitin 2030. Përmes zinxhirit të prodhimit dhe rrjetit lokal të biznesit, aty u ndërtua një organizatë me më shumë se 400 punonjës brenda strukturës se saj. Duke marrë parasysh madhësinë dhe shpërndarjen e rrjetit, CCBS përfaqëson një nga aktorët kryesorë pro-aktivë për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë. Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), operon në tregun tonë si i vetmi partner zyrtari mbushjes së shisheve në Shqipëri dhe që është pjesë e sistemit Coca-Cola.
Sistemi Coca-Cola është një biznes global që operon në shkallë lokale. “The Coca-Cola Company” dhe më shumë se 300 partnerët e saj në mbarë botën punojnë së bashku si “Sistemi Coca-Cola”, për të ofruar pije freskuese çdo ditë dhe per të përçuar sukses global. The Coca-Cola Company është kompania më e madhe në botë e pijeve, e cila freskon konsumatorët me më shumë se 500 marka në kategorinë e pijeve me gaz dhe pa gaz, dhe me mbi 3000 pije. Coca-Cola është termi i dytë më i njohur në mbarë botën pas termit “OK”. Coca-Cola është i disponueshëm në më shumë se 200 vende dhe me më shumë se 1 miliard konsumatorë çdo ditë.
Shqipëria është një pjesë e familjes së madhe të Coca-Cola në mbarë botën. Nga viti 1994 deri 1997, portofoli i CCBS u zgjerua më tej me markat e Fanta dhe Sprite. Pas trazirave të vitit ’97, CCBS investoj në futjen e linjave të reja të prodhimit. Në fakt, portofoli ynë në tregun shqiptar konsiston në markat e mëposhtme: Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Portokall, Fanta Exotic, Fanta Limon, Sprite, Schweppes Indian Tonic Water, Schweppes dhe Bitter Lemon. Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta dhe Sprite përfaqësojnë 4 ndër 5 pijet më të konsumuara në mbarë botën.