Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Trade Marketing Manager

Qëllimi i punës

Kontribuon në identifikimin e konsumatorëve, klientëve dhe kategoritë e trendeve, ndihmon në shfrytëzimin e mundësive të reja të produktit duke u bazuar në strategjitë e Trade Marketingut për të ndërtuar vlera në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Ndjek strategjinë e Trade Marketig dhe Plan Ekzekutimin.
  • Përgjegjës për identifikimin e mundësive të reja në lidhje me kanalet specifike.
  • Propozon veprime se si të rrisë të ardhurat e shitjeve nga një kanal / klient i veçantë.
  • Monitoron performancën e stafit.
  • Kontribuon në zhvillimin e Planit të Biznesit.
  • Demostron plotësisht sjelljen e kërkuar nga Rregullorja e Brendshme e CCBS, me qëllim që të projektohet imazhi sa më i mirë i CCBS, i punonjësve dhe i praktikave të saj.
  • Raporton për situatat që nuk janë në përputhje me Rregulloren e Brendshme të CCBS.
  • Përgjegjës për krijimin e Piktures se Suksesit RED, duke reflektuar strategjinë e Biznes Planit përcaktuar për vendin dhe përshkruan se si suksesi në pikat e shitjes duhet të jetë afat gjatë.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Marketing Ekonomik ose Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperience mbi 4 vjet ne marketing.
  • Së paku 2 vjet eksperiencë në industrinë e FMCG, preferohet ne kompani të pijeve.
  • Aftësi të forta në krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka një theks të fortë në tregti, promovim, shitje dhe partneritet.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe verbale,
  • I orientuar ndaj punes ne grup.Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze (njohja e gjuhes Italiane do të konsiderohet një avantazh).
  • Rrjedhshëm me paketat MS Office.

Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne linkun  (Karriera CCBS) brenda dates 31/07/2024.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.