Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist i Planifikimit të Marketingut

Qëllimi i punës

Specialisti i Planifikimit të Marketingut do të luajë një rol kritik në koordinimin dhe mbikëqyrjen e planifikimit, ekzekutimit dhe vlerësimit të aktiviteteve të marketingut. Ky pozicion është përgjegjës për menaxhimin e kalendarit të marketingut, shpenzimet e marketingut të drejtpërdrejtë dhe sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet departamenteve. Specialisti i Planifikimit te Marketingut duhet jete i orientuar ndaj detajeve dhe të ndërtojë një strukturë funksionale, per te siguruar ecurine dhe mbarevajtjen e projekteve.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Monitoron dhe perditeson kalendarin e Marketingut (GANTTS), duke u siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me objektivat strategjikë.
  • Koordinon me ekipet përkatëse për të siguruar ekzekutimin në kohë të të gjitha aktiviteteve të planifikuara të marketingut.
  • Mbikëqyr buxhetin e marketingut DME, duke u siguruar që shpenzimet të monitorohen dhe raportohen me saktësi.
  • Identifikon mundësitë për kursime të kostos dhe optimizimin e buxhetit.
  • Koordinimi ndër-departamental duke sherbyer si pika kryesore e kontaktit midis marketingut dhe departamenteve të tjera.
  • Organizon takime të rregullta dhe komunikim efektiv për të siguruar harmonizim dhe bashkëpunim.
  • Udhëheqja e projekteve duke planifikuar, ekzekutuar dhe monitoruar ne menyre periodike.
  • Eshte pergjegjes që të gjitha projektet të dorëzohen në kohë, dhe brenda buxhetit.
  • Analizon performancën e marketingut dhe përgatit raporte gjithëpërfshirëse.
  • Permiresimi i procesit: Vlerëson dhe rekomandon strategji per përmirësimi te vazhdueshëm te proceseve të planifikimit të marketingut.
  • Zbaton praktikat më të mira dhe qasjet novatore për të rritur efektivitetin e marketingut.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare (përbën avantazh diploma në një nga degët e Fakultetit Ekonomik).
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Të paktën 1 vit përvojë në industrinë e FMCG, mundësisht në kompani pijesh.
  • Aftësi shume të mira drejtuese, udhëheqese dhe motivuese.
  • Aftësi analitike dhe koordinuese.
  • Njohuri të shkelqyera te gjuhës Angleze. Gjuha Italiane perben avantazh.
  • Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi excel.
  • Aftësi për t’u përshtatur me ndryshimin e prioriteteve dhe për të punuar në një mjedis me ritme të shpejta.
  • Te jete e vëmendshme ndaj detajeve për të siguruar saktësi dhe qëndrueshmëri në aktivitetet e marketingut.

Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne linkun  (Karriera CCBS) brenda dates 31/07/2024.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.