Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Analist i Kontrollit të Standarteve nga Sistemi.
Qëllimi i punës:
Pozicioni Analist i Kontrollit të Standarteve nga Sistemi ka si qëllim të monitorojë dhe të kontrollojë fotot e frigoriferëve që janë hedhur në sistem dhe të bëjë një vlerësim të veçantë sipas udhëzimeve me qëllimin për të arritur objektivat e Kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Kontrollon fotot në sistem dhe analizon zbatimin e standardeve.
- Raporton nivelin e pajtueshmërisë me standardet në lidhje me implementimin e “Pikturës së Suksesit”.
- Ruan me kujdes dhe korrektësi të gjitha të dhënat me të cilat punon.
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore.
- Dorëzon raportet në kohë dhe sipas kërkesave.
- Mban një qëndrim në përputhje me kërkesat e “Kodit të Sjelljes”, duke pasqyruar një imazh pozitiv të CCBS, punonjësve dhe praktikave të kompanisë.
- Informon menjëherë eprorin për çdo situatë që nuk është në përputhje me Kodin e Sjelljes.
- Zbaton të gjitha proceset dhe procedurat e CCBS.
- Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen nga eprori, në përputhje me përshkrimin e punës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë diplomë universitare (diploma në Informatikë Biznesi përbën avantazh).
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, veçanërisht në paketën MS Office.
- Të jetë i/e aftë dhe kompetent/e në Excel.
- Të ketë aftësi të mira analitike dhe përgatitjeje raportesh.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të demonstrojë diskrecion dhe profesionalizëm.
- Të jetë i/e mirëorganizuar dhe efikas/e në punë.
- Eksperienca të mëparshme në role të ngjashme përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze (njohja e italishtes përbën avantazh).
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 20/12/2025.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.