Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Trade Marketing Specialist

 

Qëllimi i punës:

 

Përgjegjësia dhe detyra e këtij pozicioni është e lidhur me zbatimin e masave të sigurisë të vendosura nga kompania dhe orientuara nga Ligjislacioni në fuqi për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë punës si dhe monitorimin për kryerjen me përpikmëri të veprimtarisë së punës.

 

 

Roli dhe përgjegjësitë:

 

  • Implementimin e strategjive dhe aktiviteteve të marketingut që synojnë të rrisin shitjet dhe të forcojnë praninë e portofolit të markave CCBS në pikat e shitjes.
  • Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me partnerët/klientet kryesore, analiza të thelluara të tregut dhe implementimin e aktiviteteve që mbështesin qëllimet e biznesit në nivel rajonal dhe local.
  • Zbatimi i fushatave të marketingut, përfshirë edhe eventet për të mbështetur rritjen e shitjeve dhe pozicionimin e portofolit të produkteve CCBS tek klientët e drejtpërdrejt.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët për të siguruar implementimin, ndjekjen e fushatave dhe aktivizimin e materialeve marketing në tregun e paracaktuar të shitjes.
  • Përdorimi i analizave të të dhënave për të vlerësuar suksesin e aktiviteteve të marketingut, duke siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
  • Menaxhimi, krijimi i materialeve të marketingut për përdorim në pikat e shitjes, duke garantuar implementimin sipas standartit të CCBS-se, bazuar në PicOS.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e shitjeve, logjistikës dhe financës për të siguruar ekzekutimin e fushatave dhe aktiviteteve të marketingut në mënyrë efikase

 

  • Aftësitë dhe kualifikimet:
    Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim të Biznesit, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 2-3 vite përvojë në shitje/marketing brenda industrisë FMCG.
  • Aftësi të forta analitike për të kuptuar tendencat e tregut dhe të dhënat e shitjeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si me partnerët e brendshëm ashtu edhe me ata të jashtëm.
  • Njohuri të thella për tregun lokal të FMCG, me fokus te analizat e konsumatorëve.
  • Aftësi për të menaxhuar dhe implementuar fushata të ndryshme marketingu në mënyrë efikase.
  • Njohuri të mirë të aplikacioneve të MS Office dhe mjeteve të tjera të analizës së të dhënave.
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht/italisht përben avantazh
  • Patentë e klasit B Aftë si të mira MS Office, veçanarisht në MS Excel.
  • Njohuri të gjuheve të huaja Anglisht/Italisht.

 

Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne linkun (Karriera CCBS) brenda dates 30/06/2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

 

Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.