Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Senior Brand Manager
Roli dhe përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me klientët vendas dhe konkurrentët me mbështetjen e TCCC për të siguruar strategjinë e rritjes dhe planin për të maksimizuar biznesin e markës.
- Përgjegjës për planin e marketingut të markës dhe kalendarin duke maksimizuar cilësinë dhe përsosmërinë në ekzekutimin dhe punën.
- Harton planin e komunikimit për të mbështetur të gjitha markat.
- Zhvillon platforma relevante lokale të komunikimit.
- Kupton nevojat thelbësore të konsumatorit, së bashku me strategjitë konkurruese dhe aftësitë e sistemit për të identifikuar mundësitë dhe prioritetet kryesore të biznesit.
- Kryen Analizën e Biznesit për të dhënë një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
- Mbështet dhe propozon marka relevante në nivel lokal dhe përmirësimin e struktures së markës që do të ndikojë në rritjen dhe rentabilitetin e qëndrueshëm.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Marketing Ekonomik ose Administrim Biznesi.
- Eksperiencë mbi 4 vjet në marketing.
- Së paku 2 vjet eksperiencë në industrinë e FMCG, preferohet në kompani të pijeve.
- Aftësi të forta në krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka një theks të fortë në tregti, promovim, shitje dhe partneritet.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe verbale,
- I orientuar ndaj punës ne grup.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze (njohja e gjuhës Italiane do të konsiderohet një avantazh).
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne linkun (Karriera CCBS) brenda dates 30/09/2024.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.