Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë

Përgjegjësia dhe detyra e këtij pozicioni është e lidhur  me zbatimin e masave të sigurisë të vendosura nga kompania, me mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë punës si dhe monitorimi për kryerjen konkrete të veprimtarisë së punës. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Kryen detyra të kontrollit dhe mbikqyrjes me kompetencat e duhura organizative dhe disiplinore.
  • Garanton azhornimin e direktivave të marra dhe mbikqyr ekzekutimin korrekt të tyre gjatë punës.
  • Kontrollon ekzekutimin e sakte të procedurave në fuqi nga punëtorët.
  • Mbikqyr punën dhe kontrollon performancën duke përfshirë përdorimin e DPI.
  • I bën punonjësit të vetëdijshëm për rreziqet që mund të hasin gjatë procesit të punës.
  • Siguron përputhjen me direktivat e kompanisë dhe/ose të politikave.
  • Verifikon nëse gjatë fazave të prodhimit ka rreziqe të paparashikuara dhe propozon masa sigurie.
  • Asiston Menaxherin H&S per hartimin e programeve parandaluese.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta Universitare në Shkenca.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e “Shëndetit dhe sigurisë në punë”, preferohet në fushën e industrisë.
  • Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacione komplekse dhe ti paraqesë ato thjesht dhe saktë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi negociuese dhe aftësi bindëse.
  • Përdorues i mirë i programeve Microsoft Office (sidomos Excel).
  • Njohuri të mira të gjuhëve Angleze/Italiane.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV brenda datës 26 Dhjetor 2021.





    VINI RE!

    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.

    Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

    “Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.  

    Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

    Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.

    CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online ccbs.al, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV,  do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

    CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale  dhe nuk do  të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

    CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.