Ekzekutiv shitjesh për zonën e Lushnjës
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Ekzekutiv shitjesh për zonën e Lushnjes
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë:
- Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
- Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
- Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
- Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
- Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
- Të ketë dëshirë të punojë në terren.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të banojë në Lushnje
Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen:hr@cocacola.al, brenda datës 28.08.2023
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.