Coca-Cola “SummerFest2” 25 mijë spektatore në Sheshin Skenderbej!

Rreth 25 mijë vetë kanë ndjekur në sheshin Skëndërbej edicionin e dytë të “Coca-Cola Summer Fest 2”! Ashtu si premtoi vitin e kaluar CCBS e ktheu tanimë në një tradite verore realizimin e këtij koncerti madhështor në zemër të kryeqytetit shqiptar, duke i dhënë mundësine të gjithë artdashësve të argëtohen, të shijojnë muzike të mirë dhe të shijojnë freskinë e një Coca-Cola. E si gjithmonë vetëm me të mirët e muzikës moderne shqiptare janë përzgjedhur për të qënë pjesë e këtij aktiviteti madhështor, si Grupi Lynx, West Side Family, Samanta Karavello, Offchestra, Dhurata Dora, Ylli Limani, Young Zerka, Arilena Ara dhe Eugent Bushpepa. Ata kanë performuar hitet e momentit, por edhe disa nga këngët më të njohura të repertorit në vite. Por nuk mund të mungonte këtë vit edhe nje guest star i jashtëzakonshem , një artiste shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila na bëri të gjithë krenare me vendin e dytë në Festivalin e Eurovision, këngëtarja Eleni Fourera . Ajo u ngjit në skenë për herë të parë para publikut shqiptar për të sjellë ritmet e nxehta te këngës së saj Fuego dhe hitet më të fundit muzikore . Sheshi Skënderbej për disa ore me radhë nuk ka ndaluar së kënduari e shijuari muzikën më të mirë, në shoqërinë e moderatores së njohur Klea Huta, e cila për të dytin vit ështe pjese e koncertit Coca-Cola Summer Fest. Keshtu edhe kete vit argetimi mbajti emrin Coca-Cola me premtimin qe vitin e ardhshëm artistë akoma më të mëdhenj do të bëhen pjesë e CCSF.