Rregullore e Promocionit “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” të organizuar nga

“Coca-Cola Bottling Shqipëria” (CCBS)

1. Subjekti organizues i promocionit “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” është shoqëria Coca-Cola Bottling Shqipëria Shpk. (CCBS), NUIS J61901061H, me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Tiranë.

2. Promocioni “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” do të zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Promocioni “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” do të zhvillohet duke filluar nga data 1 Korrik 2019 deri në 9 Shtator 2019.

4. Mund të marrin pjesë në promocion “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” të gjithë personat fizikë me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë, të cilët, që prej datës 1 Korrik 2019 deri në 9 Shtator 2019 , blejnë produktet Coca-Cola shishe plastike 0.5L, shishe qelqi 0.25L dhe kanaçe 0.33L, Coca-Cola Zero shishe plastike 0.5L, shishe qelqi 0.25L dhe kanaçe 0.33L, Fanta Orange shishe plastike 0.5L , shishe qelqi 0.25L dhe kanaçe 0.33L, Fanta Exotic shishe plastike 0.5L, shishe qelqi 0.25L dhe kanaçe 0.33L të tregtuar nga CCBS, nëse janë mbi 18 vjeç dhe janë abonentë të kompanisë Vodafone Albania.

5. Një individ ka të drejtë deri në 2 herë për të përfituar 500 MB brenda një muaji.

6. Nuk mund të marrin pjesë në promocionin “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” punëmarrësit e subjektit organizues, titullarët e distributorëve të autorizuar, apo punëmarrësit e pikave të shitjes ku tregëtohen produktet e CCBS, familjarët e personave të mësipërm (bashkëshort, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra), abonentët jo të kompanisë Vodafone Albania.

7. Produktet e CCBS të përfshira në këtë promocion do të shiten me çmimin normal të tregut.

8. Për të marrë pjesë në promocion konsumatorët nuk do të kenë asnjë kosto shtesë per çdo kod të vendosur në My Vodafone ose Juth.

9. Mekanika e promocionit “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” konsiston në një kombimin të formulave “Gjej kodin nën tapë (për shishet plastike dhe kanaçet) ose nën etiketë (shishet e qelqit) dhe bëhu pjesë e shorteut “Coca-Cola Promocioni Veror 2019”.

10. Për të marrë pjesë në promocionin “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” dhe për të fituar çmimet e vëna në dispozicion nga CCBS, pjesëmarrësit duhet të ndjekin udhezimet vijuese në produktet e përcaktuara në këtë rregullore:

  • Konsumatori duhet të vendosë kodin alfanumerik të gjetur nën tape (për shishet plastike dhe kanaçet) ose nën etikete (per shishet e qelqit) në aplikacionin My Vodafone ose Juth.
  • Hedhja e shorteut: Nga data 8 Korrik 2019 deri ne 9 Shtator 2019, cdo të hënë në orën 11:00, në praninë e një noteri publik të autorizuar nga CCBS, do të bëhet hedhja e shorteut për fituesit e 10 dhuratave Samsung Galaxy S10 dhe çdo dy javë për të fituar edhe një Connected Watch . Noteri do të certifikojë me anë të një proçesverbali, i cili do të mbahet në momentin e hedhjes së shorteut dhe perzgjedhjes se kodeve fitues. Ky procesverbal do te firmoset nga personat e pranishëm të cilët do të jenë; Perfaqesues i AMLF, një Përfaqësues nga Drejtoria Tatimore, një punonjës i autorizuar nga CCBS, një punonjës i autorizuar nga Vodafone Albania si dhe Noteri Publik i autorizuar nga CCBS.

Ditët e pushimit do të zëvendësohen nga dita pasardhëse.

· Vendi ku do te hidhet shorteu për zgjedhjen e fituesit është pranë zyrave të Vodafone Albania, për shkak të aplikacionit ndërtuar nga departamenti i teknologjisë pranë Vodafone Albania.

Mënyra e zgjedhjes së fituesit do të jetë rastësore nga sistemi. Të gjitha kodet e dërguara do të verifikohen nëse janë te sakta ose jo. Çdo kod i dubluar ose i shkruar gabim do të refuzohet. Konsumatorët në momentin që vendosin kodin do të njoftohen nëse kodi i tyre u pranua ose jo. Organizatori nuk mban pergjegjësi në rast ngarkese ose mosfunksionim të rrjetit.

Gjatë kohëzgjatjes së ketij promocioni, konsumatoret do te kene mundesine te fitojne ne total:

  • 10 Celulare Samsung Galaxy S10. Vlera monetare e një Celulari është 105.380,00 lekë me TVSH.

· 5 Connected Watch. Vlera monetare e një Connected Watch është 10.631,25 lekë me TVSH.

· Rreth 16 milion kode fituese me MB * Vlera Monetare e MB e parashikuar për t’u dhuruar është nga 30.000.000 deri në 60.000.000 lekë me TVSH.

*Çmimet nuk janë të konvertueshme në para.

11. Numri i parashikuar i pjesëmarrësve në promocionin “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” është rreth 1.000.000 deri ne 2.000.000

12. Shpërndarja e dhuratave do të bëhet në ambientet e CCBS. Fituesit mund të tërheqin dhuratën nga e Hëna në të Premte, në orën 12:00 nga data 16 Korrik deri në 16 Shtator. Tërheqja e dhuratës mund të kryhet vetëm me paraqitjen e dokumentit të identifikimit të fituesit. Fituesi duhet të firmosi në momentin e marrjes së dhuratës proçesverbalin e marrjes në dorëzim të dhuratës si dhe faturën e shoqërimit.

13. Fituesi do të përfitojë dhuratën brenda një harku kohor prej 7 ditesh punë nga data e shpalljes fitues.

14. Pjesemarrës në shorte do të jenë të gjithë klientet që kanë përfituar 500MB bonus internet gjatë periudhës respektive:

  • Shorteu 1 (Samsung S10): Numrat pjesëmarrës në shorteun e dates 08 Korrik ora 11:00 do të llogariten sms e derguara nga ora 00:01 e dates 01 Korrik deri ditën e dielë 07 Korrik ora 23:59.
  • Shorteu 2 (Samsung S10 + Connected Watch): Numrat pjesëmarres në shorte e datës 15 Korrik ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e dates 8 Korrik deri ditën e dielë 14 Korrik ora 23:59.
  • Shorteu 3 (Samsung S10): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 22 Korrik ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e dates 15 Korrik deri ditën e dielë 21 Korrik ora 23:59.
  • Shorteu 4 (Samsung S10 + Connected Watch): Numrat pjesëmarrës në shorte e datës 29 Korrik ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e datës 22 Korrik deri ditën e dielë 28 Korrik ora 23:59.
  • Shorteu 5 (Samsung S10): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 05 Gusht ora 11:00 do të llogariten sms e derguara nga ora 00:01 e datës 29 Korrik deri ditën e dielë 04 Gusht ora 23:59.
  • Shorteu 6 (Samsung S10 + Connected Watch): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 12 Gusht ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e datës 05 Gusht deri ditën e dielë 11 Gusht ora 23:59.
  • Shorteu 7 (Samsung S10): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 19 Gusht ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e datës 12 Gusht deri ditën e dielë 18 Gusht ora 23:59.
  • Shorteu 8 (Samsung S10 + Connected Watch): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 26 Gusht ora 11:00 do të llogariten sms e derguara nga ora 00:01 e datës 19 Gusht deri ditën e dielë 25 Gusht ora 23:59.
  • Shorteu 9 (Samsung S10): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 02 Shtator ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e datës 26 Gusht deri ditën e dielë 01 Shtator ora 23:59.
  • Shorteu 10 (Samsung S10 + Connected Watch): Numrat pjesëmarrës në shorteun e datës 09 Shtator ora 11:00 do të llogariten sms e dërguara nga ora 00:01 e datës 02 Shtator deri ditën e dielë 08 Shtator ora 23:59.

Fituesi do t ë :

a) Njoftohet me telefon brenda ditës së hedhjes së shorteut. Nëse fituesi nuk përgjigjet në telefon apo numri nuk është i disponueshëm deri në orën 17:30 të ditës së hedhjes së shorteut, atëherë CCBS-së i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardh ës.

b) N ë rast se fituesi nuk p ë rgjigjet n ë telefon apo numri nuk ë sht ë i disponuesh ë m deri n ë or ë n 17:30 pranon se nuk do t ë ket ë asnj ë pretendim lidhur me humbjen e t ë drejt ë s si fitues i k ë tij Promocioni.

c) Duhet t ë jap ë me telefon kredencialet e plota si: em ë r, mbiem ë r, at ë si, numrin e kart ë s s ë identietit, qyetin dhe adres ë n e sakt ë t ë banimit dhe paketimin me t ë cilin u b ë fitues. N ë se fituesi nuk p ë rgjigjet n ë telefon deri n ë or ë n 17:30 t ë dit ë s s ë hedhjes s ë shorteut CCBS i lind e drejta t ë shpall ë fitues personin pasardh ë s.

d) T ë gjitha t ë dh ë nat personale q ë do t ë p ë rpunohen nga CCBS dhe Vodafone Albania do t ë p ë rpunohen v etëm për q ë llimin e k ë tij Promocioni Veror 2019 dhe me p ë rfundimin e tij do t ë shkat ë rrohen sipas ligjit n ë fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. Të dhënat personale të mbledhura nga CCBS dhe Vodafone Albania në kuadër të ketij promocioni dhe sipas kushteve të kësaj rregullore, do të trajtohen në përputhje me LIGJ Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

e) CCBS nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm financiar apo jofinanciar (përfshirë dëmin apo fitimin e munguar) që mund të rezultojë si pasojë e pjesëmarrjes në promocionin Coca-Cola Promocioni Veror 2019 përjashtuar përgjegjësinë ligjore të CCBS.

f) Këto rregulla do të botohen pjesërisht në etiketat e shisheve pjesëmarrëse në promocion dhe materialet promocionale dhe plot ë sisht ne website (www.ccbs.al).

g) Në rast gabimesh në stampim apo të çdo parregullsie tjet ër të tapës, përfshi këtu fshirjen e pjesshme apo manipulimin e kodeve sipas vlerësimit të vetëm të subjektit organizues, subjekti organizues CCBS apo çdo partner i autorizuar, nuk do të jetë përgjegjës apo i detyruar për dhënien e dhuratës. Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtë të kërkojnë çmim në sasi më të madhe, apo çmim të ndryshëm nga ai i përcaktuar nga subjekti organizues i fushatës sipas kësaj rregulloreje. Çmimet e mësipërme nuk janë të konvertueshme në para. Duke marrë pjesë në këtë promocion, pjesëmarrësit detyrohen të respektojnë këtë rregullore.

h) Promocioni Coca-Cola Promocioni Veror 2019 mund të ndërpritet në rast force madhore (rrethana të cila Shoqëria nuk mund t 'i kishte parashikuar apo influencuar ), përfshirë pamundësinë e CCBS për të vazhduar promocionin “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. CCBS do të informojë konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të promocionit “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, CCBS nuk do të ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për çdo shpenzim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.

i) Promocioni “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” është një ofertë që i drejtohet publikut dhe bazohet në nenet 661, 665, 667 paragrafi i parë dhe i tretë, 670 e 671 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i promocionit “Coca-Cola Promocioni Veror 2019” bëhet në përputhje me Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 196, datë 15.3.2017 “Përcaktimin E Mënyrave, Formave, Kritereve Dhe Rregullave Për Organizimin E Lojërave Të Fatit Promocionale”. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregullore kanë të drejtë të tërheqin çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo ankesë apo informacion në numrin e tel: +35545606060 ose ne adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

j) Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange dhe Fanta Exotic janë marka të regjistruara të “The Coca-Cola Company”.