KËNDI I LOJRAVE COCA-COLA
Coca-Cola Bottling Shqipëria, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, inauguruan “këndin e lojrave Coca-Cola”, pranë ”Maternitetit të Ri”.
Në kuadër të angazhimit së kompanisë Coca-Cola Bottling Shqipëria, për të qënë një lojtar i rëndësishëm lokal, i cili ndikon pozitivisht në komunitetet në të cilat ne veprojmë si një sistem, në prill 2016, CCBS vendosi të mbështesë Bashkinë e Tiranës në rinovimin e një vendi të braktisur për ta shdërruar atë në një kënd lojrash për adoleshentët dhe të rinjtë, me qellim nxitjen e mëtejshme të kulturës së përfshirjes dhe qytetarise aktive.
"Ne jemi krenarë të kontribuojmë në zhvillimin e kesaj zone publike si edhe të jemi pjesë e një projekti që nxjerr në pah se si hapësira e komunitetit mund të shndërrohet në një vend miqësor, ku njerëzit jetojnë dhe takohen çdo ditë", deklaroi z.Luca Busi, President i CCBS. "Kjo nismë nuk do te kishte qënë e mundur pa vizionin dhe bashkëpunimin e frytshëm të administrates lokale", vazhdoi Busi. "Ne tani presim të bashkëpunojmë në nisma të tjera që mund të përmirësojnë edhe më tej zonën, duke mbështetur fqinjësinë lokale me aktivitetet e komunitetit."
"Si Coca-Cola, ne e njohim dhe përqafojmë idenë se fuqia bashkëpunuese e partneriteteve mund të arrijë ndikim shumë më të madh kolektiv se sa do të mundtte një organizate e vetme apo sektor pune i vetëm", komentoi z.Vittorio Cino, Drejtor i Çështjeve Publike dhe Komunikimit të “The Coca-Cola Company”. "Kjo është arsyeja pse ne ndihemi kaq krenarë te inaugurojmë “Këndin e lojrave Coca-Cola”, i cili perfaqëson një shembull të përsosur të fuqisë së bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, me një ndikim të drejtperdrejtë mbi shoqërine civile.
“Këndi i Lojrave Coca-Cola”, kjo nismë madhështore do të lejë gjurmë në të ardhmen tonë mbi atë se si të mbështesim komunitetin në zhvillimin e tyre. Ne habitemi se si ky qytet po rritet e zhvillohet nga viti në vit dhe njëkohësisht ndihemi shumë të lumtur që jemi pjesë e ketij udhëtimi –theksoi znj. Cristina Busi Ferruzzi, Administrator i Deleguar i CCBS.
Një hapësirë prej 1.215 metra katrore, e cila perfshin 221 metra katrore të fushës së basketbollit dhe 994 metra katrorë për këndin e lojrave dedikuar për adoleshentët dhe të rinjte, ku përfshihen edhe tavolina pikniku, stola si edhe koshë mbeturinash të gjitha të ndërtuara me materiale të ricikluara.