Super Kupa Coca-Cola, tashmë një traditë e përvitshme!

Tradita e bukur e “Kupës Coca-Cola” vazhdon për të pestin vit rradhazi në rang kombëtar ndërmjet shkollave 9-vjeçare, ku kanë qenë pjesëmarrës plot 1800 fëmijë nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës.

Finalja u zhvillua në dt. 31 Maj në stadiumin "Elbasan Arena" ku atmosfera ishte shumë e bukur falë tifozëve bashkëmoshatarë.

Për femrat, u shpall fituese shkolla “Pandeli Cale” e qytetit Korçë, e cila mundi me rezultatin 2-0 shkollën “Marie Kaçulini” të Durrësit.

Ndërkohë, për meshkujt fituesi u shpall shkolla “Ptoleme Xhuvani” Elbasan, pasi mundi në finale shkollën “Skënderbej” Shkodër.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 2–2, ku elbasanasit e rinj fituan falë penalltive me rezultatin 4-1.

Në këtë aktivitet, morën pjesë edhe të ftuar specialë, si këngëtarja Arilena Ara, e cila dha edhe trofeun për vajzat duke transmetuar mesazhin e saj për gjithë të rinjtë:

“Urime të gjithë pjesëmarrësve në Kupën Coca-Cola! Muzika dhe sporti na frymëzojnë për të qenë më aktive dhe energjikë, ndaj mos hiqni kurrë dorë nga pasioni juaj.”

Ndërsa për djemtë, trofeun e dha anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, z.Vasil Bicaj.
Turneu i shkollave 9 vjeçare, i cili ka nisur një muaj e gjysmë më parë, është nisma e kompanisë “Coca-Cola”, Federatës Shqiptare të Futbollit, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ky kampionat midis shkollave ka filluar në vitin 2014 dhe pritet që të vazhdojë traditën më tej me qëllimin promovimin e futbollit tëk fëmijët.

Kupa Coca-Cola" në Shqipëri synon të jetë një shembull që motivon mirëqenien dhe jetën aktive tek të rinjtë në një mënyrë argësuese dhe bashkëvepruese.

Responsive image
LEXO ME SHUME

Projekti i Gjelbërt

Projekti i gjelbër është një vazhdimësi e disa projekteve të orientuara mjedisorë që CCBS ka realizuar. Hapi i parë drejt këtij qëllimi ishte...

Responsive image
LEXO ME SHUME

Këndi i Lojrave

Coca-Cola Bottling Shqipëria, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, inauguruan “këndin e lojrave Coca-Cola”, pranë ”Maternitetit të Ri”...

Responsive image
LEXO ME SHUME

Kupa Coca-Cola

Tradita e Kupës Coca-Cola vazhdon në Shqipëri për të tretin vit radhazi. Kjo konkurrencë atletike e futbollit përfshin moshen e të rinjve nga...