Coca-Cola Summer Fest, tradita muzikore e Tiranës

Për herë të parë, në Shqipëri, në datën 6 korrik 2017 u organizua në Sheshin Skënderbej, Coca-Cola Summer Festival, një event madhështor që mblodhi bashkë për publikun kryeqytetas disa nga këngëtarët shqiptarë më në zë të momentit.

Ledri Vula, Alban Skënderaj, Arilena Ara, Xhensila Myrtezaj, NRG Band, Eugent Bushpepa, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Kida elektrizuan sheshin Skënderbej me performancat dhe hitet e tyre.

Koncerti u kthye në traditë gjatë edicionit të dytë, ku krahas festës dhe publikut masiv, solli në shesh këngëtarët Grupi Lynx, West Side Family, Samanta Karavello, Offchestra, Dhurata Dora, Ylli Limani, Young Zerka, Arilena Ara, Eugent Bushpepa dhe guest star i jashtëzakonshëm, Eleni Foureira.

Nën një qiell të qartë dhe plot yje, artistë si Xhensila Myrtezaj, Fifi, Alar Band, Klea Huta, Nora Istrefi, Renis Gjoka, Orgesa Zaimi, Klint Collaku, Dj Sardi, si dhe ylli i mbrëmjes, Era Istrefi, ndezën skenën me muzikë dhe performanca mbresëlënëse në edicionin e tretë të Coca-Cola Summer Festival.

Mbrëmjet madhështore do të vazhdojnë

Shfletoni në vijim të gjithë informacionin për edicionet e kaluara të Coca-Cola Summer Fest, plot foto dhe video si dhe mësoni më shumë për edicionet e ardhshëm dhe si të bëheni pjesë e lojrave apo kompeticioneve të ndryshme që mund të shpallen për këto evente.

CCBS ju mirëpret në eventin e radhës.

  • Coca-Cola Summer Festival 2019
    Coca Cola Bottling Shqipëria e ndez verën flakë me ritmet shpërthyese dhe rrit adrenalinën me Coca Cola Summer Festival 3.
  • Skena e Coca-Cola Summer Fest 2018
    Coca-Cola Summer Fest 2018
    Rreth 25 mijë vetë kanë ndjekur në sheshin Skëndërbej edicionin e dytë të “Coca-Cola Summer Fest”, tashmë një traditë verore argëtimi për të gjithë artdashësit për festë, muzikë të mirë dhe freskinë e një Coca-Cola.